P Ë R K U J T I M: 32 Vjetori i vdekjes tragjike i tre bashkëkombasve tonë në New York

2 Qershori i vitit 1989 ishte  një ditë e  rëndë për komunitetin shqiptarë në New York dhe në ShBA. Në orët e hershme të  kësaj date te kobshme  u shuan tri jeta rinore, tre bashkëkombës tone vdesin tragjikisht si rrjedhojë e një aksidenti ne komunikacion. Sokol Mema Balidemaj, nga fshati Martinaj i Plave Gucisë, Riza Salihu nga fshati Banullë komuna e Lipjanit (dhëndër i Gjonbalajve), dhe Adem Ramë Vuçetaj nga fshati Vuthaj i Plave Gucisë. Te tre së bashku kishin vendosur për te festuar ditëlindjen e  39-te, te Sokolit, por kjo nate gëzimi u shndërrua në një nate dhimbje te pe përshkueshme për tri familjet, te afërmit, dhe mbar komunitetin shqiptarë ne ShBA.

Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” ne këtë përvjetor te 32-te i përkujtojmë me respekt, por njëkohësish me familjarët e familjeve , Balidemaj, Salihu dhe Vuçetaj ndajmë dhimbjen për te tre, sepse sot e 32 vite jeta e tyre rinore tragjikisht u shua, duke i lënë përgjithmonë te pikëlluar, si një vullkan malli që nuk shuhet kurrë .

Pushofshin në Paqe: