P Ë R K U J T I M

SOKOL MEMA BALIDEMAJ

1 Qershor 1950- 2 Qershor 1989

U bënë tri dekada pa Ty i dashur baba, tri dekada përplot mallë e vuajtje për Ty. E ne ende në heshtje themi pse ike, pse na le me zemër të thyer, dhe ende nuk mund të pajtohemi se nuk të kemi më,

Ti je çdo mëngjes me ne baba, posa çelim sytë të kërkojmë  dhe të ëndërrojmë ne fëmijët tu, sepse na mungon shumë. Gëzimet tona janë te venitura pa ty, sikur gëzimet tona u ngjasojnë acareve të gjata të tridhjetë viteve malli e lotë për ty.

2 Qershori i 1989 ishte kjo një ditë e kobshme për ne. Kur ti po festoje ditëlindjen e 39-të ne u tronditem me lajmin e hidhur për vdekjen tënde duke u kthyer në shtëpi.

Ah sa jemi hidhëruar, pse nuk erdhe edhe njëherë:

Baba ti na le të vegjël pa shijuar dashurin prindërore atëherë kur ne kishim nevojë me së shumti për ty.

 Ti ishe krenaria e jonë, ti ishe gjithçka që personifikon një baba të mirë, një bashkëshort i mirë. Ti ishe përplot entuziazëm dhe dashuri për jetën, familjen dhe atdheun.

Sot kur u bënë tridhjetë vite po të PËRKUJTOJMË me shumë mallë fëmijët: Arbeni, Shqipëria, Kosovarja dhe Liridona me familjet e tyre.