P Ë R K U J T I M: IMER MEMA BALIDEMAJ

13 Dhjetor 1947– 28 Korrik 2023

Sot, në përvjetorin e parë të ndarjes tënde nga ne, jemi plot mall dhe nostalgji. U bë një vit dhe gjithçka na duket si një ëndërr e hidhur që nuk të kemi më Ty. Ah, sa na ka marrë malli që të rrimë bashkë si dikur dhe të dëgjojmë zërin tënd të ëmbël, zë që në hapërimin tonë edhe sot na përcjell në çdo sekond të jetës. Por, përpos kujtimeve, jemi krenarë që ishe një baba i shkëlqyer, një gjysh burrëror, një atdhetar i denjë. 

Vitet do të kalojnë, por malli dhe dashuria për ty nuk do të shuhen kurrë, Bac. 

Të përkujton familja jote, ti malli ynë i pashuar.