P Ë R K U J T I M: SELIM (AVDYL) BALIDEMAJ

04 Mars 1951- 14 Prill 2021

Sot, më 14 Prill bëhet një vit nga vdekja e bashkëshortit dhe babait tonë

Mallin dhe pikëllimin për Ty e kemi në zemër. Nuk mund t’a përshkruajmë dot. Neve na mungon çdo ditë e më shumë.

Dhembja nuk shprehet me fjalë, as me lot, ajo është thellë në brendësinë e shpirtit tonë! Kujtimi dhe malli do të jenë pjesë e jetës sonë.

E madhe është krenaria që të patëm, por edhe më e madhe është dhembja që nuk je më në mesin tonë.

Gjithmonë do të mbetesh në zemrat tona, i pa harruar!

Me mall dhe dhembje do të të përkujtojnë gjithmonë bashkëshortja Naimja me femijët Valoni, Vetoni e Vesa.