P Ë R K U J T I M: SYLË JAKUPI GJONBALAJ

Sot u mbushen nëntë vite që kur u ndave fizikisht nga ne. Në këtë përvjetor të dhimshem të ikjes tënde sikur nuk i besojmë vetes se nuk të kemi më në mesin tonë.

Ti na dhurove dashuri dhe ishe shembull se si me përkushtim,  gëzim dhe hare mund të kalohen të gjitha sfidat e jetës në familje. Akoma na mbajnë kujtimet dhe dashuria për Ty, më i dashuri dhe më i çmuari  ynë:

Nëntë vite janë shumë, shumë të gjata për ne që  nuk të kemi më pranë. Andaj, më i shtrenjti ynë po na  mungon shumë në këtë përvjetor. 

Të kujtojmë me krenari dhe mburrje, te lumtur që të patëm.

Gjithmone do jetosh në zemrat tona!

Familja e gjerë nga SHBA-të, Gjermania dhe nga vendlindja.