Kryetari i Budvës, Marko Careviq dhe kryetari i Asamblesë Komunale (MA) i Budvës, Krsto Radoviq, janë arrestuar sot në mëngjes para ndërtesës komunale.

Në aksionin e Policisë Speciale në Mal të Zi janë arrestuar edhe menaxheri i Komunës së Budvës, Milo Boçoviq, sekretari për investime, Mladen Mikijel, Nikolla Jovanoviq, kreu i kabinetit të Careviq, si edhe Djordje Vujoviq dhe këshilltari i Careviq.
Në pamjet e publikuara shihet se si Careviq është nxjerrur dhunshëm nga Komuna ndërsa për arrestimin e zyrtarëve të tjerë ka patur edhe rezistencë, për çka është nevojitur edhe përdorimi i sprejit.