Laboratori i İnstitutit të Shëndetit Publik të Malite të Zi dhe laboratorët e tjera te autorizuara private sot i kanë bërë analizat e 1.577 mostrave , nga të cilat 425 mostra kanë rezultuar pozitive në virusin korona.
Dy raste të reja pozitive janë regjistruar në Plavë keshtuqe numri i rasteve aktive në këtë qytet për momentin eshtë dhjetë.
Nga fillimi i pandemisë në Plavë është shëruar 201 person, ndërsa. 11 kanë vdekur.
Sa i përket Gucisë, këtu janë aktive tre raste.Nga fillimi i pandemisë në Guci janë shëruar 48 persona ndërsa kanë vdekur katër.
Sipas informatave zyrtare në Mal të Zi aktualisht janë aktive 9.048 raste të prekura me koronavirus.