PARALAJMËRIM PËR SIGURINË PUBLIKE NDALOHET HEDHJA E MATERIALEVE TË NDEZSHME NË KONTEJNERË

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se është konstatuar hedhja e materialeve të ndezshme në kontejnerët e mbeturinave, veprim ky që ka shkaktuar zjarr, incidente serioze dhe dëme të konsiderueshme materiale. Këto sjellje përbejnë rrezik permanent të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve, pronën publike e private, si dhe për mjedisin urban.

Për hire te sigurisë e përgjithshme, ju bëjmë thirrje të mos hudhni materiale të ndezshme në kontejnerë dhe të respektoni rregullat e përcaktuara për menaxhimin e mbeturinave.

Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi, por parandalimi i rrezikut. Megjithatë, në rast se kjo praktikë vazhdon edhe më tutje, do të jemi të detyruar të ndërmarrim masa ligjore dhe ndëshkuese sipas rregulloreve në fuqi.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin, përgjegjësinë dhe bashkëpunimin tuaj.

NP VEPRIMTARITË KOMUNALE PLAVË