PARIMET E DEMOKRACISË DHE SASIA E PARTIVE POLITIKE

Sipas të dhënave zyrtare në Mal të Zi janë të regjistruara 51 parti politike, që paraqet inflacion partish, duke marrë parasysh numrin e popullsisë, nga del se kemi të bëjmë me një mjedis të pa konsoliduar politik, sepse demokracia nuk varët nga sasia por parimet e partive politike. Në këtë aspekt nuk bëjnë përjashtim as shqiptarët, të cilët duke imituar të tjerët kanë formuar një numër të madh të partive politike, që nuk është në favor të përfaqësimit dhe të statusit politik të shqiptarëve në këtë mjedis, duke dëshmuar mungesë të konsolidimit të brendshëm dhe të emancipimit politik.

Nail Draga

Ndonëse Mali i Zi, është vendi me popullsi më të pakët me rreth 600 mijë banorë është kampion në Europën Juglindore për nga numri i 51 partive politike të regjistruara. Një dukuri e tillë është e rrallë në regjion, nga del se këtu kanë ardhur në shprehje ambiciet lideriste apo grupëve të ndryshme të interesit që dëshmohet edhe në politikë. Pra, kemi të bëjmë me një veprimtari shoqërore e cila përveç imazhit publik siguron edhe përfitime te natyrave të ndryshme.

Pasi në këtë vit bëhën tridhjet vite të miratimit të pluralizmit politik ekzistojnë mundësi reale për të bërë analiza për spektrin politik të partive politike në Mal të Zi, përkatësisht të themelimit dhe veprimtarinë e tyre pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale dhe shtetërore. Në këtë periudhë kohore, në sajë të përçarjeve të brëndshme disa parti politike nuk janë me në skenën politike, ndërsa janë formuar të reja, duke dëshmuar se edhe në politikë askush nuk është i përhershëm.

Në këtë aspekt përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët në këtë mjedis, sepse numri i lartë i partive nacionale, dëshmon ambiciet lideriste dhe mungesë e konsolidimit politik. Nga përvoja tridhjetëvjeçare del qartë se numri i lartë i partive politike dëshmon se kemi të bëjmë me një mjedis të pakonsoliduar, duke dëshmuar se këtu ende jemi në periudhën postkomuniste të tranzicionit, që është në kundërshtim me parimet e pluralizmit demokratik.

Sasia nuk do të thot edhe cilësi

Numri i lartë i partive politike nuk paraqet cilësi në skenën politike, por e kundërta sepse dëshmon se në mjedisin përkatës mungon emancipimi dhe kultura politike. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse periudha moniste e ka bërë të vetën në aspektin social dhe psikologjik.

Nga përvoja e deritashme del qartë se nga gjendja ekzistuese në spektrin politik në Mal të Zi më së shumti përfiton partia me madhe(DPS), që është dëshmuar vite më radhë, si e veçantë apo në koalicion me parti tjera. Në këtë aspekt është duke e dhënë “kontributin” e saj edhe opozita e cila duke qenë johomogjene dhe në mungesë të një platformë unike, me apo pa vetdije është duke vepruar në favor të pushtetit aktual.

Romët themeluan partinë e tyre

Sipas informacionëve që disponojmë, skenës politike në Mal të Zi, në dhjetor të vitit të kaluar(2019) dhe deri në mars të këtij viti iu shtuan edhe tre subjekte politike; Partia socialiste e Malit të Zi, Partia Demokratike e Romëve dhe Alternativa Serbe. Nëse e para paraqet një ndarje nga partia opozitare(SNP), e dyta paraqet risi, sepse komuniteti i romëve për të parën here paraqitën në skenën politike me subjektin e tyre. Duke marrë parasysh ligjin ekzistues në Mal të Zi, nuk do të jetë befasi që edhe ata në të ardhmën të jenë pjesë e parlamentit me përfaqësuesin e tyre politik.

Vetëm rreth 20 parti janë aktive

Miratimi i pluralizmit politik iu mundësoj të gjithë qytetarëve të themelojnë parti politike sipas shijës dhe interesit të tyre. Kështu në Mal të Zi kemi subjekte politike me pikëpamje të ndryshme por kryesisht janë me spekter qytetar e ate nacional. Nëse subjektët politike të cilat vetquhën si qytetare janë trashëguese të kohës së monizmit, nga ana tjetër të veçanta janë ata nacionale të cilat janë përfaqësuese autentike të popujve përkatës në Mal të Zi.

Në numrin e partive të regjistruara, përveç atyre të mëdha që janë të përfaqësuera në nivel shtetëror, janë edhe të tjera të vogla, që marrin pjesë në nivelin lokal, të cilat në koalicion më subjekte tjera, janë pjesë e pushtetit lokal.

Çështje të veçantë paraqet aktiviteti i partive të tilla gjatë tërë vitit, apo gjatë fushatave parazgjedhore. Në sajë të disa informacionëve që disponojmë numri i subjektëve politike që janë aktive gjatë tërë vitit janë rreth 20, numër që është nën gjysmën e tyre të regjistruara. Një e dhënë e tillë dëshmon se disa parti ekzistojnë të regjistruara vetëm në letër dhe si të tilla janë krijuar si organizata të interesit të individëve apo klanëve të ndryshme, pa ndikim në skenën politike në mjedisin përkatës.

Duhët thënë me këtë rast së në përbërjen aktuale të Parlamentit të Malit të Zi marrin pjesë 15 parti politike, të cilat pjesa ma e madhe janë në koalicion kryesisht ata nga opozita. Në këtë numër bëjnë pjesë edhe shqiptarët me tre parti politike, përmes koalicionit ”Shqiptarët e vendosur” (Forca, UDSH, ASH), duke qenë pjesë e shumicës parlamentare me një mandat të deputetit. Dhe me një mandat deputeti është e qartë se pesha e ndikimit në qeverinë aktuale është minimale, që nuk është në favor të shqiptarëve në këtë mjedis.
Shqiptarët me shumë parti politike

Një virus i tillë partiak i ka përfshi edhe shqiptarët, duke dëshmuar së ende janë të pa emancipuar dhe të konsoliduar politikisht. Nga një parti(LDMZ) në vitin 1990, tash pas tridhjetë vitesh të regjistruara janë 8 parti politike, që marrin pjesë në zgjedhje lokale apo shtetërore.

Dukuria e tillë ishte pasojë e mungesës së përvojës politike, atavizmit dhe konfliktëve të brendshme partiake ku është bërë ndarja partiake, sepse në vitin 1993 u themelu UDSH, si partia e dytë e shqiptarëve në Mal të Zi. Një sindrom i tillë ka vazhduar më pas në sajë të ndarjëve të brendshme ku janë themeluar edhe parti të tjera(PPD, Forca e Re Demokratike, ASH, PD,LDSH etj.), ku sot janë të regjistruara 8 parti politike të shqiptarëve, nga del që janë 15,6% në kuadër të Malit të Zi.

Por, nëse marrim parasysh së shqiptarët në regjistrimin e fundit të popullsisë(2011) në Mal të Zi kishin pjesëmarrje me 5%, del qartë së kemi disproporcion numërik, që është paradoks i llojit të vet që nuk është në favor të shqiptarëve në Mal të Zi. Nëse këtij konstatimi i shtojmë të dhënën se, të elektorati votues shqiptar, konkurojnë edhe subjektët politike malazeze, duke marrë vota të konsiderueshme, është dëshmi transparente rënia e votave për subjektët nacionale shqiptare.

Unifikimi, zgjidhja e vetme

Si mundësi e tejkalimit të kësaj situate aspak të favorshme, ekziston vetëm të unifikimi i subjektëve politike nacionale, duke zvogluar numrin e tyre që do të jetë në favor të faktorizimit të shqiptarëve në skenën politike në Mal të Zi.

Në këtë kategori bëjnë pjesë ata subjekte politike të cilët nuk kanë dalur me vite vetë në zgjedhje, por janë bashkangjitur subjektëve tjera në formë të koalicionit, duke dëshmuar mimikrinë e vet politike të elektorati votues. Vetëm në këtë formë të veprimit subjektët politike shqiptare do të rikthenin besimin e humbur ndaj elektoratit votues. Dhe një qendrim i tillë i elektoratit shpjegohet me faktin se ata janë zhgënjyer ose janë pasivizuar sepse nuk janë realizuar pritshmëritë e premtive parazgjedhore. Nga një gjendje e tillë në sajë të agjitacionit dhe premtimeve të ndryshme kanë përfituar partitë malazeze, ku rast tipik është komuna e Ulqinit, dukuri kjo që nuk është në favor të identitetit kombëtar të shqiptarëve në këtë mjedis.

Mungon profesionalizmi dhe përgjegjësia politike

Duke marrë parasysh gjendjën aktuale të subjektëve politike të shqiptarëve e cila nuk është në nivelin e dëshiruar, për të ndryshuar ajo duhet të kemi parasysh dy çështje, e ato janë; profesionalizmi dhe përgjegjësia politike. Vetëm me një qasje të tillë konstruktive mund të eliminohen devijimet ekzituese, të cilat janë të pranishme pothuaj të te gjitha subjektët politike, sepse ka kaluar koha e amatorizmit dhe qasjeve utilitare.

Sepse në mjediset demokratike të subjektët politike serioze përgjegjësia është çështje etike dhe dukuri e njohur, ndërsa përjashtim bëjnë subjektët me qasje autoritare që janë identike si në kohën e monizmit. Madje subjektët e tilla edhe kur dështojnë në zgjedhje, fajësojnë të tjerët, dukuri kjo e demoduar dhe e pa pranueshme të qytetarët në përgjithësi e të elektorati votues në veçanti…

Pikërisht një qasje e tillë në skenën politike te shqiptarëve në Mal të Zi, ka ndikuar që disa parti politike të humbasin identitetin e tyre sepse janë duke u trajtuar si prona private apo shoqëri aksionare, nga del se dominon interesi i individëve apo grupëve të caktuara.

Angazhimi i tyre vetëm në fushata parazgjedhore e jo gjatë tërë vitit e dëshmon më së miri një konstatim të tillë. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe se ata kanë humbur parimet bazë, sepse ndryshe premtojnë në fushatë parazgjedhore e ndryshe veprojnë pas zgjedhjeve, e sidomos kur janë në pyetje realizimi i koalicionëve në nivel lokal apo qendror, që në shumë raste nuk janë të natyrshme.

Përfundim

Nga përvoja e dritashme del se numri i madh i partive politike nuk është të favor të asnjë mjedisi, sepse dëshmon për një shoqëri të pakonsoliduar pa emancipim politik që nuk është në favor të pluralizmit demokratik, por të interesave të individëve dhe klanëve të ndryshme. Nuk ka dilemë se nuk kemi të bëjmë me çështje programore apo ideologjike, por për përfitimet nga ana e pjesëmarrjës në pushtet qoftë në nivel lokal apo ate shtetëror.

Pikërisht, këtu qëndron çështja të ato subjekte politike që luajnë me parimet varësisht nga situata, duke ndryshuar edhe koalicionet qeverisëse, sepse janë të dirigjuar nga të tjerët për interesa të natyrave të ndryshme. Dukuria e tillë nuk është e panjohur se raste të tilla kemi pasur më herët por edhe tash, sepse interesat e individëve apo klanëve të ndryshme brenda partive politike, dominojnë ndaj parimeve, që është në kundërshtim me demokracinë dhe vlerat e pluralizmit politik në çdo shoqëri të konsoliduar.

Një veprim i tillë utilitar dëshmon në praktikë joseriozitetin e tyre, dhe si të tilla në të ardhmën për këto akrobacione politike do të ndëshkohën nga elektorati i tyre votues, sepse është humbur bësueshmëria në subjektin e tillë politik, në mjedisin përkatës.

(Maj 2020)