Në maj të vitit 20218 u zgjodh kryetar i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi nga radhët e DPS-it. Atëbotë për kryetarin e ri votuan numër rekord kë këshilltarëve të Kuvendit, 28 të tillë nga 33 sa janë gjithsej.
Për zgjedhjen e Nrekiqit si kryetar i i Komunës së Ulqinit votuan 16 këshilltarët nga radhët e subjekteve politike shqiptare; Forca, PD, UDHS, Perspektiva, LD në MZ të ndjekur nga vetëm 8 vota të subjektit të tij DPS, 3 vota nga Socialdemokratet dhe 1 nga Partia Boshnjake. Këshilltari i PSD-së abstenoi kurse 2 përfaqësuesit e URA-së votuan kundër. Zgjedhja e atëhershme e kryetarit të komunës nga radhët e DPS-it erdhi pas 28 viteve ku pozitën e kryetarit të Komunës së Ulqinit e mbanin partitë politike shqiptare, shkruan Ulqini Online.
Pas afër tre viteve të ushtrimit të detyrës në pozitën më të lartë të komunës sonë, kryetarit aktual me forcën e ligjit i përfundon mandati për shkak se ka mbushur 67 vjeç dhe ka më shumë se 15 vjet stazh pune.
Zgjedhja e kryetarit të ri duket se do të jetë një sfidë e përbërjes atuale të Kuvendit të Ulqinit. E përditshma malazeze Vijesti para disa ditëve ka dhënë edhe disa emra që mund ta zevendësojnë Nrekiqin. Në lojën për pasardhësin e Nrekiqit deri në zgjedhjet e rregullta në fillim të vitit të ardhshëm, janë disa emra ku kandidati më serioz është kryearkitekti aktual i qytetit Aleksandar Daboviq.
Si pasardhës të mundshëm të Nrekiqit, sipas të njëjtit medium përmenden edhe emra si ai i deputetit Luigj Shkrela, drejtorit në largim të Shtëpisë së shëndetit Pavle Marnikoviq, shefit aktual të DPS-it të Ulqinit dhe sekretarit për buxhet dhe financa Sead Osmanoviq, farmacistës dhe aktivistës civile Drita Llola, e cila u zgjodh kohët e fundit në Këshillin qendror të DPS-it.
DPS-i nuk i ka votat për zgjedhje të kryetarit të ri dhe në këtë rast vetëm vullneti i partive politike shqiptare mund të ju mundësojë këtë aspiratë. Forca e Re Demokratike ka dalur haptar për zgjedhjet të reja lokale në qytetin e Ulqinit. Subjektet tjera politike shqiptare si Partia Demokratike, UDHS, LD në MZ dhe Lëvizja Perspektiva për momentin janë të heshtura për këtë temë.