Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Pas 24 orësh tërhiqet me helikopter trupi i pajetë i mërgimtarit që vdiq në Valbonë

Bashkatdhetari nga Podujeva, L.A., të premten humbi jetën tragjikisht në Luginën e Valbonës, në zonën e njohur si “Maja e Thatë”.

Policia e Shtetit ka njoftuar mbrëmë se rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftimin se një shtetas kosovar, në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.

Siç raportohet ai kishte rënë nga një lartësi e madhe, ndërkaq pas më shumë se 24-orë intervenimi, është arritur të tërhiqet trupi i pajetë.

Njësitet që intervenuan nuk arritën të depërtonin në atë zonë të thepisur malore, çka detyroi angazhimin e një helikopteri privat për të realizuar operacionin.

Për lokalizimin dhe tërheqjen e trupit të mërgimtarit, u angazhua një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Tani trupi i pajetë do të dërgohet në Kosovë.

Exit mobile version