Pas renovimit disa mujor në Plavë është rihapur pompa e benzinës

Pas rinovimit disa mujor në Plavë është rihapur EKO pompa e benzinës, e modernizuar dhe e pajisur sipas standardeve më  bashkkohore. Në një sipërfaqe prej mëse 700 metra katrorë, kjo pikë karburantesh tash posedon dy pompa automatike me gjithsej 16  pajisje për shitjen e benzinës e dizelit, prej te cilave 2 pajisje me shkarkim te shpjet për furnizimin e kamionëve e autobusëve. Pos te gjitha llojeve te karburanteve dhe vajrave motorike, konsumuesit kanë në disponim edhe llojin e karburantit te ri Dizel Avio Double Filtered.

Është rëndësishme te thuhet se kjo pompë e derivateve është e vetmja për dy komunat Plave dhe Guci. Andaj si rrjedhoje e renovimit te tejzgjatur banoret e këtyre trevave kane shpenzuar  shumë ngase pompa me afërt pos kësaj është ne Andrijevic rreth 30- 40km larg.