Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, më 9 dhe 10 korrik do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi, gjatë së cilës do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryetarin e Kuvendit, Vladimir Orliq.
Siç është njoftuar nga Kabineti i Presidentit të Malit të Zi, Milatoviq me nderime ushtarake do të vendosë kurorë lulesh në Monumentin e Heroit të Panjohur në Avala, si dhe të vendosë lule para shkollës fillore “Vladislav Ribnikar”.
Për nder të vizitës së Presidentit Milatoviq, edhe Ambasada e Malit të Zi do të organizojë një pritje zyrtare në Shtëpinë e Malit të Zi në Beograd.
“Vizita e Milatoviqit në Serbi është e para pas vizitave zyrtare në Bruksel dhe në institucionet e Bashkimit Evuopian dhe NATO-s dhe qëllimi i saj është forcimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe përmirësimi i bashkëpunimit rajonal”, thuhet në deklaratë.