PAS ZGJEDHJEVE “DEMOKRATIKE” NË SHQIPËRI: KM i Dardanisë (Kosovës) votoi në Shqipëri dhe u “bë kiameti”

Nga MA. AGIM ALIÇKAJ *


        Nuk na habit reagimi i shovenistit Vuçiq dhe ish-ambasadorit amerikan pro-serb Grenell, sa ai i parlamentaressë nderuar Evropjane Znj. Viola Von Cramon dhe disapolitikanëve dhe analistëve shqiptarë.

        Vuçiq është urrejtës dhe armik i përbetuar i kombitshqiptar dhe nuk ka punë tjetër. 

         Grenell e ka ende vështirë ta kuptojë dështimin e tij nërrënimin e demokracisë dhe shtetit të Dardanisë. Komenti impër te në twitter me njoftim të Sekretarit të shtetit Blinken, Këshilltarit për Siguri Nacionale Sullivan dhe Shtëpisë sëBardhë ishte: “KM i Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti, e ushtroi të drejtën e vet për të votuar si shtetas. Kjo quhetdemokraci. Askush nuk ka të drejtë të vërë motivet e tij nëdyshim. Ato nuk janë kundër askujt. Një ish-diplomat Amerikan, duhet të shmangë përhapjen e propagandës pro-serbe dhe pro-ruse”.

       Znj. Viola, gjithmonë e drejt dhe parimore, e huqi kësajradhe. U shpreh se nuk e kuptonte votimin e Albinit nëShqipëri duke e krahasuar me përzierjen serbe në Dardani. Komenti im për tepoashtu në Twitter, ishte: “Është fare e lehtë. Unë nuk jam Kryeministër si Albini, por ndihem irëndësishëm. Votoj në Amerikë dhe Kosovë, kisha votuaredhe në Shqipëri. Si është e mundur të krahasohet e drejtademokratike për të votuar me përpjekjet sistematike të Vuçiqitdhe Serbisë shoveniste për ta shkatërruar një shtet tjetër”?!!

        Reagimet negative të disa politikanëve dhe analistëveshqiptar e kalojnë kufirin e absurditetit. Të detyrojnë me zorpër të mos i konsideruar fare. Shihet se nuk kanë mësuar asgjënga zgjedhjet Dardane të 14 Shkurtit. Populli i dënoi. Nuk e kanë  qartë se për ta mundur Vjosen dhe Albinin duhen bëhen   aftë dhe   mirë se atati kritikojnë me fakte  argumentuara, jo me pallavra. Shtrohet pyetja, derikur ata do të vazhdojnë me nënshtrim ndaj opinioneve tëhuaja, sidomos të armiqëve të popullit shqiptar?!

 FANTAZIA E KIMETES PËR “URREJTJE” NDAJ EDI RAMËS

        Shkrimet e Znj. Kimete Berisha, janë interesante dhe tëjashtëzakonshme, nganjëherë të çuditshme dhe kontradiktore. 

       Befasojnë dy shkrimet e fundit lidhur me Edi Ramën, largrealitetit. Një huqje e madhe, shkrirje e talentit palidhje. Mospërmendja e emrit të tij nuk është urrejtje. Ka mundësi, nuk ekziston respekt. Pyetja është a e meriton ai respektin pas “mikpritjes” që tregoi për Presidenten Osmani gjatë vizitës nëShqipëri. 

        Nuk është fer dhe as e vërtetë të thuhet se PresidentjaOsmani dhe Kryeministri Kurti e kanë “zgjedhur vdekjen” përshqiptarët e Dardanisë për inati të Edi Ramës dhe se Presidentja “nuk merret me të gjallët”, pra na qenka “e ahiretit”. Përkujtimet, vizitat përmendoreve të heronjve dheekspozimi i masakrave serbe, është detyrë humane, njerëzore, kombëtare  dhe shtetërore e Presidentes dhe Kryeministrit. Krimet serbe nuk bën dhe nuk mund të harrohen kurrrë. Vetëm me paraqitjen e tyre të përherëshme ulet në bisht Serbia shoveniste. Këtë e filloi në mënyrë të suksesshme diplomatikenë OKB, Ministrja e Jashtme Znj. Donika Gërvalla-Shwarz.

       Vjosa as Albini nuk kanë pse t’i marrin lakmi Edit përasgjë. Hiq fare. 

Veprat  dhe rezultatet e tij për dy mandate janë dështuese dhedëshpruese. Largim nga Evropa dhe afrim kah Serbia, Rusia, Kina dhe Turqia. Vaksinat ruso-kineze nuk paraqesin sukses, nuk janë Pfizer. Mund t’i siguronte çdokush, veç të jetë igatshëm të përulet te armiqt e kombit shqiptar. Natyrisht, përinteresa zgjedhore. 

        Na thotë Kimetja se “askush nuk di të tregojë se çfarëvepre të keqe ka bërë Edi 

Rama”!! Edhe zogjët e malit e kanë pa “duke vrapuar” bashkëme Thaçin pas Vuçiqit.

Hartat  përpara, thikat në dorë, të gatshëm me ja pre edhe do tokë Dardane, si

”hise vëllazërore”. Se, pak ka grabitë shteti kriminal serb ngashqiptarët! Ka mundësi

që gjatë kësaj kohe ajo ishte në gjumë të thellë dhe të gjatë.

        Në shkrimin e saj në Bota Sot, të datës 21 Dhjetor 2019 drejtuar Edi Ramës me

titull “Vuçiqi t’shtiftë n’dhe”, ndër tjera ajo thotë: “ Vuçiqi qëe ka mohuar masakrën

e Reçakut, i ka mohuar fëmijët e vrarë shqiptarë; ka shkel nëgjak deri në gju; nuk ka

kërku falje për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, sepse ka marrë pjesë

edhe vetë në ato krime, e mohon lirinë dhe ekzistencën tonë, por ama ndjen dhimbje

për Edi Ramën…Raport pervers i këtyre të dyve…Gjithë kjoafërsi mes jush po na bën

me vjell…Kishe shumë po duheni”. Shtrohet pyetja, cila ështëZnj. Kimete Berisha?!

Shkrimi është aktual edhe sot. Meriton të lexohet prapë.

Qasja: http://37.59.72.86/opinione/1205290/vuciqi-tshtifte-ndhe/

        Një gjë duhet pranuar Edi Ramës, është  ekspert përmanipulime. Të vjedh para syve dhe ti nuk e sheh deri sa tëbëhet vonë. Po duket se i ka “vjedh” edhe kulet e ndonjëvajzeje tradicionale shqiptare. I vesh, edhe pse aspak nuk ikanë hije. M’i ka qitë qejfi do pizhama me shara, të cilat ihoqa nga garderoba. Dhe, Kimetja prapë e lavdëron atë sikurtë ishte kandidat për Playboy, jo për lider të një shteti.

        Populli i Shqipërisë  “e votoi” dhe ia paftë hajrin. Noshtandryshon. I desh kulet dhe veshë tesha kat, me kravatë, sahat e qystek.  Dhe nuk “vjedh më”, deri në mandatin tjetër. Ndoshtae harron arrogancën dhe sjelljet e pahijshme për njëKryeminister. Ndoshta e harron edhe Minishengenin, copëtimin e tokave shqiptare, si dhe përqafimet me Vuçiqindhe Thaçin, “pas kaplimit nga paniku i dashurisë”. Dhe bëheti mirë, si në fantazinë e zhvilluar të znj. Kimete Berisha.

        Kimetja prapë befason për së miri. Në shkrimin e saj tëfundit për viziten madhështore të Kryeministrit Kurti nëBruksel thotë: “Hera e parë që një Kryeminister i Kosovës itregon Brukselit si është puna dhe ku po i dhemb Kosovës!… Këtë fjalim po e pres që nga pas lufta”! E shpërndava edhe nëFacebook. 

*Anëtarë i Kryesisë  Ligës Shqiptaro-Amerikane dhe iKëshillit  Vatrës