Hot, Plavë
Këtyre ditëve ne SHBA dhe Gjermani mërgimtarët tanë përmbyllën një aksion te suksesshëm për ndërtimin e një shtëpie ne fshatin Hot te Plavës. Gjendja e rende ekonomike e bashkëvendësit tone Shefqet Hysenaj i cili jetonte ne një shtëpi te shkatërruar mobilizoj njerëzit e vullnetit te mire qe kësaj familje ti dilet ne ndihme.
Fal angazhimit dhe interesimit nga vendlindja te Iber Hotit dhe bashkërendimit te ti me shoqatën e Hotjanve ne SHBA, “Hoti i Kujiit” u be e mundur qe aktivistet e kësaj ane ne mërgim , si Imer Hoti, Maks Hoti dhe Esad Gjonbalaj ne SHBA dhe Rifat Haxhaj ne Gjermani te fillojnë me tubimin e mjeteve për ndërtimin e shtëpisë se kësaj familje me kushte te renda ekonomike. Mirënjohjeje dhe respekt për çdo person te vullnetit te mire qe dhuroi pa hezitim për ti ta dal ne ndihme kësaj familje. Mjetet e tubuara kapin shumen e $25000.00
Shefqetit dhe familjes se ti i dëshirojmë çdo te mire ne shtëpinë e re te ndërtuar fal zemërgjerësisë tuaj:
Portali Plava e Gucia Sot, përkrahu këtë Aksion duke bere informimin adekuat për rrjedhën e fushatës dhe përmbylljen e saj te suksesshme