Për SHF “Xhafer Nikoçeviq” në Guci, më dashamirësi!

Më angazhimin e anëtarit të LCI, profesorit, krijuesit dhe aktivistit të shoqërisë civile Enver Ulaj, gjatë  muajit prill dhe maj është zhvilluar aksioni i grumbullimit të materialeve dhe mjeteve mësimore për shkollën fillore “Xhafer Nikoçeviq” të Gucisë. Me angazhimin e tij dhe me mbështetja nga LCI, anëtarësia dhe partnerët tonë, aksioni i filluar si ndihmë për bibliotekën e shkollës në Guci, është zgjeruar edhe me mjete tjera duke u krijuar kjo pako mbështetëse.

Lions Club Istogu (LCI)  është OJQ e themeluar në vitin 2020 që funksionin në Kosovë si pjesë e rrjetit ndërkombëtar të lions klubeve që veprojnë kudo në botë. Me vizionin: Një botë ku nuk ka vuajtje mes njerëzve, ku fëmijët, të rinjtë, burrat dhe gratë, personat me aftësi të kufizuara, të sëmurët, të moshuarit dhe punojnë së bashku që të  gjithë të ndjehen të barabartë dhe të plotësuar, sot funksionojnë 49.000 klube lions në gjithë botë me 1.5 milionë aktivistë që veprojnë me moton “We serve”.

LCI nga themelimi është angazhuar dhe ka krijuar partneritete me organizata dhe donatorë në projekte dhe angazhime me rëndësi që kanë ofruar mbështetje nxënësve të verbër dhe me dëmtime në të parë (financuar nga Terres de Homes); nxitjen dhe promovimi i krijimtarisë letrare në shkolla (MKRS), aktivitete integruese mes fëmijëve të komunitete të ndryshme Istog e Pejë (Vorae); Pjesëmarrja e komuniteteve joshumicë dhe fëmijëve me nevoja të veçanta në këshillat e shkollës (KCSF); programi me të rinj për vendimmarrjen dhe përfshirjen sociale (SHL mbështetur nga Care/EU); – mbështetja në rrjetëzimin ndërkombëtar (KCSF); angazhimi dhe mjetet mbrojtje për popullatën dhe shkollat për mbrojtje kundër COVID- 19 (me mbështetje nga Lions Club Fundation nga Çikago -USA, që është ombrella e LC në botë);  mbështetje për personat me nevoja të veçanta (vullnetarisht me OJQ Pema, për QBMK Xheladin Deda, Qendra për jetë të pavarur); sigurimi dhe shpërndarja e pajisjeve shëndetësore-krevate me ulëse elektrike të automatizuara dhe pajisjeve (“Johanniter Haus Pleidelsheim” – Gjermani); mbështetja e rajonit të Pejës dhe Mitrovicës pas vërshimeve (LC International dhe LC Prishtina), etj.

Pako e dhuratës:

80 pajisje dhe mjete pune në shkollë për 9 kabinete, 341 libra 

Biblioteka, lektyrë shkollore me autorë shqiptar dhe të huaj dhe literaturë pedagogjike për mësimdhënësit, dhuruar nga Enver Ulaj (lista bashkëngjitur me 341 kopje librash dhe 282 tituj);

Materiale për mësimdhënien e shkencave dhe arteve: 

Kabineti e biologjisë (mikroskop profesional, skeleti i trupit tënjeriut , trupit të njeriut me organe, modele të organeve tëveçanta trupit të zmadhuara: zemër, truri, tri modele të strukturës së dhëmbit, fytyra, kafka, sistemi i organeve ekskretuese, skeleti pelvik (legeni) mashkullor, struktura e lëkurës, modeli i ADN-së, mini skeleti njerëzor skeleti i njeriut, modeli i qelizësshtazore dhe qelizës bimore, mitoza dhe mejoza- tabela me nga10 elemente, pjesët e lules, modeli i virusit të AIDS. Gjashtëpano muri të ilustruara për kabinetin me dimensione 50×70 cm: Sistemi i kockave dhe shpinës; Nga një qelizor në shumë qelizor; Veshi; Përbërja e gjakut; Struktura e ADN-së; Sistemi limfatik. (Dhuruar nga shkolla “Trepça”, Banjë e Pejës”)

Kabineti i kimisë: Laboratori i kimisë (përbërë nga 20 pako të vogla, secila me nga disa pajisje qelqi kryesisht: enë, gypa, epruveta, pllaka, provëza, enë laboratori të gjitha nga xhami mbi 100 elemente).  

Pano muri të ilustruara për kabinetin e kimisë të dimensioneve 110×70 cm dhe 50×70 cm: Forma gjeometrike e molekulave; Gjeometria e molekulave; Përzierja e ngjyrave, struktura e molit; Metodat e ndarjes së substancave; Rregullat e sigurisë gjatë eksperimenteve; Lidhja jonike; Marrëdhëniet midis lidhjeve kimike; Marrëdhëniet e vlerave të numrave kuantikë; Tretshmëria; Grupet funksionare në përbërjet organikë.

Sistemi periodik i elementeve, tabelë e madhe muri 135×100 cm (Dhuruar nga shkolla “Trepça”, Banjë e Pejës”)

Kabineti i Matematikës: Trekëndësha kënddrejtë me krahë të barabartë- 2 copë; Trekëndësha kënddrejtë me brinjë të ndryshme  2 copë Këndmatës 1800, 50 cm- 2 copë; Vizore të gjata 1m -3 copë, Vizore 75 cm dhe një kompas; (Dhuruar nga shkolla “Trepça”, Banjë e Pejës”);

Kabineti i Gjeografisë: Harta muri të madhësive 140×100 cm, harta fizike dhe politike e Botës, harta politike dhe harta fizike e Amerikës Veriore; hartë fizike dhe politike e Azisë (Dhuruar nga shkolla “Trepça”, Banjë e Pejës”); 

Kabineti i Informatikës dhe teknologjisë: një projektor(dhuratë nga Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim  “Xheladin Deda” Pejë), një printer, Mikro Scence (set i thjesht mikroskopik plastik- amator); Mikro kodim Arduino  starter kid; pako DVD; (dhuratë nga Shkolla e mesme e arteve aplikative “Odhise Paskali” Pejë);

Kabineti i muzikës, një instrument muzikor- fizarmonikëWeltmeister (dhuratë nga Institucioni parashkollor privat “Hirushja” Pejë);

Kabineti i Artit figurativ:  3 piktura, 50×70 cm dhe 70×90 cm;  një mozaik i vogël, dhe një vazo qeramike – punime dore nga nxënësit e drejtimit të  pikturës dhe qeramikës, si dhe literaturëprofesionale; (Shkolla e mesme e arteve aplikative “Odhise Paskali” Pejë)

Kabineti i Edukimit fizik: Top volejbolli dhe literaturëprofesionale (Shkolla e mesme e arteve aplikative “Odhise Paskali” Pejë, QBMK Xheladin Deda, Pejë) 

Gjestet e vogla të mbështetjes na motivojnë që të punojmë më shumë në mision tonë të mësimdhënies. 

Aktdorëzimi :          Pejë- Guci, 12 qershor 2025

Enver Ulaj

+383 44 169 349