Për disa ditë me radhe në Plavë Guci u zhvillua aksioni humanitar nën moton “TA NDIHMOJMË SHQIPËRINË”. Ky aksion qëllimmirë u realizua fal angazhimit dhe përkushtimit të bashkevendasve tonë Shaban Prelvukaj,Asdren Çelaj, Dardan Qosaj, Fjolla Balidemaj , Ali Kukaj dhe Uran Gjonbalaj.
Përmes një prononcimi për publikun aktivistet sot njoftojnë për përmbylljen e suksesshëm dhe transparencën e plote lidhur me mjetet e tubuara:
TË NDËRUAR QYTETAR TË PLAVËS DHE GUCISË
Sot me datën 02.12.2019 përfundoi akcioni humanitar
“TA NDIHMOJMË SHQIPËRINË”, i filluar me 29.11.2019
Akcioni i mbajtur në dy lokacione, në Plavë dhe në Guci u realizua me shumë sukses.
Gjatë këtij aktiviteti u grumbulluan gjithsejt: 4833,70 EUR
Mjetet e grumbulluara në valuta: Euro 4300,20
Dollar 590,00
Marka konvertibile 5,00
Valutat u konvertuan në Euro sipas kursit ditor 1$=0,90€ dhe 1KM=0,50€
Si gjithmonë populli i Plavës dhe i Gucisë tregoi solidaritet e edhe këtë herë ata ju bashkuan nismës tonë për tu dalë në ndihmë njerëzve nevojtar të prekur nga termeti në Shqipëri.
Grupi inicues, përzëmersisht falenderon popullin e Plavës dhe Gucisë për kontributin e dhënë.
Mjetet e grumbulluara do të deponohen në Ambasadën Shqiptare në Mal të Zi.
Me respekt Grupi inicues:
1. Shaban Prelvukaj
2. Asdren Çelaj
3. Dardan Qosaj
4. Fjolla Balidemaj
5. Ali Kukaj
6. Uran Gjonbalaj








