Përjetësim i figurës historike, Avdyl Gjonbalaj

Sot, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, u përurua monografia “Avdyl Hysë Gjonbalaj, Trubun i Plavë-Gucisë” i autorit Pleurat Krasniqi.

Pas fjalës hyrëse të moderatores, Altiana Zogaj, fjalën e morën studiuesit dhe historianët, tē cilët e vlerësuan lart këtë monografi. Për Prof. dr. Luzim Lajçin, kjo është një vepër e një rëndësie të veçantë. Ndërsa, prof. Emin Kabashi, cili ndēr të tjera tha:

“Jeta dhe veprimtaria e të parëve tanë, sidomos kur ajo është gati shekullore, siç është jeta dhe veprimtaria atdhetare e Avdyl Hysë Gjonbalajt, të cilit i është kushtuar kjo monografi, është e mbushur me aq shumë të dhëna, sa ndo- njëherë lexuesi e ka vështirë të sistemojë kohën e ndodhjeve të tyre, siç e ka vështirë, të ruaj përherë kujtesën për to.

Jeta dhe veprimtaria atdhetare e Avdyl Hysë Gjon- balajt fillon në atë pjesë të tokave shqiptare, të cilat edhe me pëlqimin e qendrave të mëdha të vendosjes evropiane, sikur të ishin toka pa zot, i ishin dhënë Malit të Zi. Këtu fillon edhe tragjedia jo vetëm e këtyre anëve të atdheut, por edhe rruga jetësore e Avdyl Hysë Gjonbalajt, të cilit i kushtohet kjo monografi. Rrëfimi i ngjarjeve, kryesisht sipas mbame- ndjes së këtij personazhi, përfshin një periudhë të gjatë kohëre, gati një shekull, sa ka jetuar thuajse edhe ai vetë. Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, të kohës së ngjarjeve, gati një shekull, është e kuptueshme se ngjarjet që i ka përjetuar kanë qenë tronditëse, kanë qenë tragjike, si dhe kanë qenë të paharrueshme.”

Historiani, Prof.dr. Nuridin Ahmeti,  vlerësoi rolin e kësaj monografie për kujtesën e madhe shqiptare, ndërsa  Avdyl Hysë Gjonbalajn, njeriun që po përjetësohet brenda dy kopërtinave. Ahmeti foli për biografinë, duke  e parë jetën, edukimin dhe atdhetarinë në kronologji.

Ndërsa,  publicisti Rrustem Gerguri, e vlerësoi librin  si jetëshkrim, qe e do vendi e kuvendi, duke hequr paralele të datuara në kohē pēr një shekull.

Fragmente nga libri lexoi gazetarja, Altiana Zogaj