Përkrahje vëllazërore kombëtare pa dallim feje

Sa i përket ndihmës individuale, kolektive si dhe institucionale përmes shoqatave humanitare, do të veçoja z. Gjergj Gj. Berishaj, i cili duke e ndier si obligim kombëtar-shpirtëror ndaj shkollës dhe popullit të vet të një kombi, pa harruar edhe shumë të tjerë, siç janë shoqatat humanitare “Ana e Malit” ,”Trojet tona”, “Sali Çekaj “, Qeveria e Kosovës, si dhe disa individë jo vetëm shqiptarë por edhe pjesëtarë të kombit gjerman, si Herbert Pubans etj., të cilët u mobilizuan, po mobilizohen dhe do të mobilizohen pandërprerë për të përkrahur jo vetëm shkollën tonë këtu në Rozhajë, por edhe në vendet tjera ku paraqitet nevoja e përkrahjes

Historia e popullit shqiptar flet për vetinë e madhe të sakrificës, humanizmit njerëzor për të ndihmuar njëri-tjetrin si vëllëzër të një kombi në momentet më të vështira të jetës dhe veprimit.

Ky shpirt i madh i humanizmit të shqiptarit ka marrë përmasa ndërkombëtare. Gjithnjë, sipas historisë, populli shqiptar ndihmoi edhe popuj të tjerë kur ata ishin në rrezik të çdo lloji.

Populli shqiptar qysh moti ka marrë pasaportën ndërkombëtare të popullit më human në botë. Është kjo e madhja, nobelistja shqiptare Nëna Terezë, që na ka prezantuar si popull human.

Edhe shqiptarët kudo jetojnë nëpër botë, asnjëherë nuk e kanë ndaluar përkrahjen e njerëzve dhe institucioneve në nevojë në trojet e veta, si në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës dhe kudo nëpër vendet tjera ku jetojnë dhe sodisin shqiptarët.

Kësaj radhe, përmes këtij shkrimi shumë të shkurtër, dua të falënderoj të gjithë ata që kanë përkrahur, po përkrahin dhe do të përkrahin të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmesë vëllazërore, duke veçuar përkrahjen individuale dhe kolektive të Shkollës Fillore në “Dacaj” të Malësisë së Rozhajës, si vatër e vetme e edukimit dhe arsimimit shqip në këtë pjesë të trojeve tona. Sa i përket ndihmës individuale, kolektive si dhe institucionale përmes shoqatave humanitare, do të veçoja z. Gjergj Gj. Berishaj, i cili duke e ndier si obligim kombëtar-shpirtëror ndaj shkollës dhe popullit të vet të një kombi, pa harruar edhe shumë të tjerë, siç janë shoqatat humanitare “Ana e Malit” ,”Trojet tona”, “Sali Çekaj “, Qeveria e Kosovës, si dhe disa individë jo vetëm shqiptarë por edhe pjesëtarë të kombit gjerman, si Herbert Pubans etj., të cilët u mobilizuan, po mobilizohen dhe do të mobilizohen pandërprerë për të përkrahur jo vetëm shkollën tonë këtu në Rozhajë, por edhe në vendet tjera ku paraqitet nevoja e përkrahjes.

Në lidhje me përkrahjen e Gjergj Gj. Berishajt, i cili nuk më njihte mua, as nuk e kishte vizituar asnjëherë më parë shkollën tonë, sepse para shumë vitesh ka migruar në Miçigan të SHBA-së, vend ku gjendet edhe sot, meriton të shkruaj disa fjalë mirënjohjeje nga zemra: “Nuk ka gjë më të bukur se të kesh zemër të gjerë dhe të madhe, e cila ka vend pët të gjithë. Të jesh humanist do të thotë t’i duash njerëzit pa dallim feje, t’u dëshirosh të mirën dhe lumturinë sikur vetvetes. Të kesh zemër të madhe është ndjenjë e madhe, e lartë dhe dashuri e thellë ndaj njerëzve. Këtë zemër kanë njerëzit e mirë të cilët ndajnë kafshatën e gojës për të ndihmuar tjetrin“.

Në emrin tim si drejtues i shkollës, në emër të kolektivit, nxënësve, prindërve dhe në emër të shqiptarëve të kësaj ane, u shpreh mirënjohje për përkrahjen vëllazërore jo vetëm Gjergjit, por të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë!

Haxhi Lajçi

(Autori është drejtor i Shkollës Fillore “Dacaj” – Rozhajë)