Musë Elezi Gjonbalaj
03/12/1947 – 03/19/2017
Vështirë është të shkruhet përkujtimi për më të dashurin, Babanë tonë, e sidomos nga mërgimi këtu në dheun e largët pa patur mundësi që të ia dërgoi të varri një tufë lule. E kujtoj ditën kur u përshëndetëm për herë të fundit unë ika për mërgim, ty Baba te lashë me sy të përlotur e me zemër te thyer në stacion.
Tani e kujtoj jetën tënde me stërmundime që sakrifikove shumë për familje, na rrite me shumë mundime. Sa herë Baba unë qëndroj pranë dritares dhe shohë që bie shi rënkoj se ti do te lagësh e zemra me ndizet si vullkan. Të parafytyrojë baba sikur hynë në derë i lagur nga shiu dhe më bëhet se i dëgjoj trokëllimët e tua ashtu si ecje qetë. Përpiqem të ngrihem në këmbë, por tani e kuptoj se ti nuk je… Vdekja e jote baba derdhet ftohtë dhe në shpirt më ndez dhimbjen duke qarë pa pasur mundësi të vij të varri e ta shfryej këtë llavë të vullkanit që e kam në zemër. Të kujtojmë me mallë e respekt dhe me falënderim të përjetshëm për të gjitha që bëre për ne dhe na dhurove në jetë.
Ragipi me familje