PËRKUJTIM: NIMAN (MEMA) BALIDEMAJ

Sa herë vjen muaji shkurt ne na sjellë mall e dhimbje. Në ditën e sotme 13 vite më parë u ndave nga ne më i shtrenjti ynë. Sa shumë na ka marr malli të rrijmë  bashkë si dikur, aty rreth sofrës së vjetër, aty ku ne fëmijtë e tu filluam hapat e para të jetës, aty në gjiun e Alpeve, aty afër ku të rrahë freskia e Liqenit të Plavës, e maja e Visitorit si rojtare qëndresash  na banë hije për të na shuar mallin e dhimbjen e shpirtit tonë. Të kujtojmë me plot krenari dhe mburrje,  sepse ishe dhe do mbetesh përgjithmonë krenaria e jonë, por do të jetojmë me  mall të madh të pashuar qe s’të kemi më.

Te përkujton familja me mall e dashuri për Ty, i paharruar !