Sot, më 11 shtator 2025, shënohet 24-vjetori i sulmeve terroriste në SHBA – një ditë që nisi e zakonshme, por u shndërrua në një tragjedi të paparashikuar për kombin amerikan dhe për mbarë botën.
Atë mëngjes të 11 shtatorit 2001, bashkëvendësi ynë Mon Alis Gjonbalaj, i lindur në Vuthaj dhe me banim në New York, e nisi ditën me ëndrrat dhe shpresat e një jete më të mirë në Amerikën e mundësive. Por ashtu si për mijëra të pafajshëm të tjerë, ëndrrat e tij u shuan nga aktet terroriste, duke lënë pas dhimbje të pamasë për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën.
Në këtë ditë përkujtimore, e cila në SHBA është shpallur zyrtarisht si Patriot Day në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për viktimat e 11 Shtatorit, ne shprehim dhimbjen tonë të thellë dhe solidarizohemi me familjen e Mon Alis Gjonbalajt, si dhe me familjet e shumta amerikane që humbën më të dashurit e tyre në atë ditë tragjike.
E nderuara familje Gjonbalaj, në këtë përvjetor ne jemi pranë jush, duke ndarë mallin dhe dhimbjen për bashkëvendësin tonë të çmuar. Kujtimi për Monin dhe për të gjithë viktimat e 11 Shtatorit do të mbetet i përjetshëm.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
Ky përkujtim i përgatitur me respekt vjen nga Portali “Plava e Gucia Sot”.
🇺🇸 Në SHBA, kjo ditë shënohet çdo vit me uljen e flamurit amerikan në gjysmë shtizë dhe me një minutë heshtje, në nderim të viktimave të 11 Shtatorit.