“NË PËRKUJTIM TË 11 SHTATORIT 2001”
Kaluan mase 17 vite që nga sulmet terroriste në SHBA.
11 Shtatori i vitit 2001 ishte një ditë e rëndomtë por në fakt e pa pritur dhe e pa parashikueshme për shumë kënd në këtë vend demokratik dhe mik të shqiptarëve.
Atë ditë të 11 Shtatori të vitit 2001 bashkëvendësi i ynë Mon Alia Gjonbalaj me banim ne New York e filloi si çdo ditë të rëndomtë , por kjo dite e rëndomtë u shndërrua në një ditë tmerri dhe ankthi për familjen e Monit dhe për mijëra familje amerikane.
Në këtë ditë të përkujtimit për Monin ne shprehim dhimbjen tonë dhe solidarizimin me familjen e Manit dhe me familjet e shumta që humben të dashurit e tyre si rrjedhojë e këtyre sulmeve qyqare ndaj SHBA-ve dhe qytetarëve te saj.
E nderuara familja e Mon Alis Gjonbalaj në këtë përvjetor përkujtimi për ma të dashurin tuaj ne jemi me ju dhe pran jush duke ndarë mallin dhe dhimbjen për bashkëvendësin tonë . Sot jemi pran cdo familje qe humbi ma te dashurit e tyre ne këtë dite përkujtimesh.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të !
Redaksi e faqes Plava e Gucia Sot