PËRURIM I VEPRËS KAPITALE TË KULTURËS SHQIPTARE

Prishtinë 29 Mars 2018

Sot në hotelin Sirius në Prishtinë në mënyrë solemne në ora 14, 00 u përurua Kalendari Kombëtar i botuar si revistë vjetore nga Kristo P. Luarasi prej vitit 1897 ( me ndërprerje të kohëpaskohshme) deri ne vite te fundit te Rilindjes Kombëtare respektivisht deri ne v.1928.Eshte ky ribotim ne 4 vëllime i te gjitha numrave te kesaj reviste që u cilësua si vepër enciklopedike e kulturës tonë.

Pas përurimit ne Tiranë në nëntor te vitit kaluar sot fondacioni Ansar (përndryshe botues i kësaj vepre) në bashkëpunim me  Institutin Albanologjik të Prishtinës e përuruan ne mënyrë solemne ne Prishtine ne hotel Sirius ribotimin e  veprës së  përmendur.

Botimin e ri e prezantuan Akademik Rexhep Qosja i cili e mbajti fjalën kryesore,  Prof.Dr.Seit Mansaku, Prof.Dr.Shefkije Islamaj, Prof.Dr.Genci Luarasi dhe Mehdi Gurra kryetar i Fondacionit Alsar.Përurimin e moderoi drejtori i Institutit Albanologjik Prof.Dr.Hysen Matoshi.

Kalendari Kombëtar gjatë kohës kur u botua ishte zë i fuqishëm i ruajtjes dhe i promovimit të intelektualizmit, atdhetarizmit, traditave, të te arriturave shkencore e mbi të gjitha i  ruajtjes dhe i kultivimit të ë gjuhës së paster shqipe duke e promovuar idenë që në shkrimet shqipe të përdoret Alfabeti i Stambollit.

Në këtë revistë kishin botuar shkrimet e veta Luarasi, Mithat Frashëri dhe mjaft rilindas të tjeŕë,  por edhe lord Bajroni e mjaft dijetarë e studiues shqiptar e të huaj  të Albanologjisë.

Është me interes të nënvizohet që   ky  përurim zgjoi  interesim  jashtëzakonishtë të madh të shkencëtarëve dhe të  adhuruesve e dashamirëve të shkencës  si rrallë herë deri tash  në përurime të këtilla. /Plava e Gucia Sot

Prof Dr Naser Ferri

https://www.facebook.com/PlaveeGuciOfficial/