Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Qendra Kulturore-Informative “Malësia” do të bëjnë përurimin e librave “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri në vitin 1941”, “Ulqini në dokumentat malazeze nga viti 1880 deri më 1915”, “Pronat dypalëshe – të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi” dhe “Pozita kushtetuese-juridike dhe politike e shqiptarëve në Mal të Zi nga viti 1945-1990” të autorit Hajrullah Hajdari.
Përurimi do të mbahet të premten, më 20 maj 2022, ora 20:00, në QKI “Malësia” – Tuz.