Përurimi i përmendores me harresë ndaj viktimave të pafajshme të bombardimit të 7 nëntorit 1943

Dje, u bë përurimi i punimeve të rregullimit të hapësirës, lokacioni 030 në rrugën Mujo Ulqinaku, mbi Ranë, të njohur si përmendorja.  Përshëndesim rregullimin e çdo cepi të komunës sonë që duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve. Por, përurimi i përmendores „Sloboda” u bë në 77 vjetorin e bombardimit të Ulqinit të 7 nëntorit 1943, kështu thuhet në një reagim të Forcës së Re Demokratike. 

Për fat të keq, ajo ditë ka qenë ditë zije për Ulqinin në të cilin Ulqini, gjatë bombardimit humbi së paku 39 banorë, e nga ata, sipas të dhënave aktuale plot 20 fëmijë nga familjet: Kasmi, Lamoja, Zejnelaga, Pufja, Ushaku, Lazoja, Raiçeviq, Mavriq, Stojanoviq, Causheviq e Jovoviq. 

Përmendorja Sloboda është dëshmi e megalomanisë së ish-sistemit socialist/komunist.  Qëllimi i ndërtimit në atë kohë nuk është e njëjta me shikimin e historisë në ditët e sotme në bazë të dëshmive historike që në vitet e ‘80 të shekullit të kaluar as që u guxuan të përmenden.

Vonë në atë dekadë u muar vesh për Masakrën e Tivarit, masakër të cilin e bënë po ato njësi partizane që kjo përmendore dëshironte t’i glorifikonte.


Ajo që u përurua dje është një dëshmi e gjallë e paditurisë dhe mendjelehtësisë së një pushteti, i cili kinse lavdëron antifashizmin por në të vërtetë nuk përballohet me krimet e asaj kohe. Qasja aktuale ndaj historisë vazhdon injorimin e së vërtetës dhe historinë e Servantesit e shfaq si historinë më të lavdishme tonën. 

Kësaj qasje së shpejti duhet t’i vijë fundi sepse në vend që t’i kujtojë fëmijët e rënë të Ulqinit, kjo përmendore shndërrohet në kënd lojërash për fëmijë dhe përurohet me ballona të kuq dhe përmendore të lyer deri në gjysmë.  Është e qartë që kjo përmendore ka më shumë nevojë për t’ia sqaruar historinë, ndërruar dedikimin duke gdhendur emrat e  qytetarëve tanë që humbën jetën atë ditë. 

Realiteti historik dëshmon që historia jonë kombëtare në Ulqin ka persona që në të vërtetë kanë jetuar dhe kontribuar për këtë vend dhe i kemi borxh që mos t’i harrojmë.

Zejnel Ibrahim Zejnelaga, 1920

Xhevdet Ibrahim Zejnelaga, 1936

Esma Kasmi, 1880

Fatime Kasym Kasmi, 1943

Hajrudin Ali Kasmi, 1939

Omer Ali Kasmi, 1940

Remzi Ali Kasmi, 1942

Jovović Vuka Ljiljana, 1935

Đakonović Šunja Đuro, 1890

Hajrije Lamoja (e lindur Mehmedi), 1902

Hakile Selë Lamoja, 1930

Haki Selë Lamoja,  1925

Xhevahire Jusuf Lamoja, 1931

Halil Mustafë Lamoja, 1910

Iljaz Dulo Pufja, 1931

Hajlije Dulo Pufja, 1934

Zyra Dulo Pufja, 1937

Meshqyre Dulo Pufja, 1940

Raičević (Kaluđerović) Drage, 1909

Raičević Blaža Đorđe, 1938

Raičević Blaža Jovana, 1936

Raičević Blaža Ljubica,  1931

Stojanović Vasa Branka, 1934

Stojanović (Mitrović) Jovana Janica, 1913

Stojanović Đura Joko,  1922

Franeta Raša Julka,  1903

Caušević Milutina Ike, 1941

Caušević Rista Rade, 1903

Iljaz Malush Çaushi, 1913

Xhivat Muhamed Hoxha, 1931

Halil Cafo Mavriqi

Xhemile Mavriqi (e lindur Kapidani)

Servete Halil Mavriqi

Nazire Cafo Mavriqi (e martuar ne Shkoder)

Esma Ushaku (e lindur Murati), 1922 

Minire Ramazan Ushaku, 1941

Zyliha Lazoja (e lindur Gorana) me djalë dhe vajzë

Forca e Re Demokratike