Përurohen në Prishtinë veprat “Mit’had Frashëri, Vepra të zgjedhura ”  

Prishtinë 4 Maj 2018

Sot në Institutin Albanologjik u përuruan 2 vëllime: Mit’had Frashëri, Vepra të zgjedhura 1 e 2

Ne përurim folën prof.dr.Hysen Matoshi, Drejtor i Institutit Albanologjik në Prishtinë, Agron Tufa, Drejtor i Institutit për Krime të Komunizmit në Tiranë, Dr.Memli Krasniqi, Shef i Degës së historisë të Institutit Albanologjik dhe Dr.Uran Butka, themelues i Institutit “Lumo Skëndo” në Tiranë.

Mid’had Frashëri i biri i Avdyl Frashërit ishte Kryetar i Kongresit të Manastirit, themelues dhe udhëheqës i Ballit Kombëtar dhe përfaqësues i Kosovës me rastin e shpalljes se Pavarësisë në Vlorë ishe edhe shkrimtar e publicist i njohur me emrin Lumo Skëndo.

Përmbledhësi i studimeve, eseve, promemorieve, letrave dhe dokumenteve të pabotuara të tij dhe njëkohësisht botues i këtyre 2 vëllimeve  Uran Butka ne fjalën e vet theksoi qe ky është kthimi i Mid’had Frashërit në Kosovë të cilën e kishte vizituar “dhe shkelur pëllëmbë për pëllëmbë” në fillim të shekullit XX.

 

/Plava e Gucia Sot