Vuthaj 18 Korrik 2017
Sot me 18 Korrik 2017 mbushen plot 66 vjet që kur dora barbare e regjimit kriminal Titist pushkatoi, ekzekutoi pa gjyq, në fshatin Vuthaj vuthjanët, Çung Tahirin Dedushaj dhe nipin e tij Isuf Zymer Dedushaj.
18 Korriku i vitit 1951 ishte një ditë e rëndë për fshatin Vuthaj, për tërë Plavë e Gucinë dhe për te gjithë atdhedashësit shqiptarë.
Në këtë ditë, në Vuthaj, dora gjakatare serbo-malazeze e mbushur me urrejtjen antishqiptare kishte vendosur të rrethojë shtëpinë e Çung Tahirit Dedushaj.
Njësi të shumta ushtarako-policore e rrethuan shtëpinë e martirëve, i arrestuan dhe keqtrajtuan në mënyrën më barbare dhe më në fund pushkatuan pa gjygj Çungun dhe Isufin në vendin e quajtur Shtrejt në fshatin Vuthaj .
Edhe pse pushtuesit serbo-malazias bene kete akt makaber ata nuk arriten dot per te ndalur dhe shuar truallin e fisnikve vuthajn. Po nga trualli I Cung Tahirit dhe Isuf Zymerit sot kemi 3 doktor shkence e shume magjistra dhe intelektual te profileve te ndryshme qe me krenari dhe mburrje vazhdojn misionin e tyre ne sherbim te kombit.
Po ashtu pasardhësit e martirëve duke mos i harruar ata dhe veprën e tyre në vendin e ekzekutimit ua kanë ngritur një lapidar që bart mesazh të qartë për vrazhdësinë e atyre që shqiptarëve nuk ua deshën të mirën kurrë.
Për të nderuar veprën dhe jetën e Çung Tahirit Dedushaj dhe Isuf Zymerit Dedushaj institucionet e Kosovës, ne komunën e Pejës kanë bërë edhe emërtimin e dy rrugëve me emrat e këtyre dy martirëve, bashkëvendësve tanë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Çung Tahirin Dedushaj dhe Isuf Zymerin Dedushaj !
Vuthajt, dhe Plave dhe Gucia gjithnje do i perkujtojn me mburrje dhe krenari sakrificen e familjes Dedushaj.
Esad Gjonbalaj