Zyrtarët e Policisë kanë paraqitur kallëzim penal ndaj L.H. nga Plava, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vjedhjes në dëm të një mjeku të punësuar në Qendrën e Shëndetit në Plavë.
Sipas njoftimit zyrtar, e dyshuara ka shfrytëzuar mungesën e mjekut në ambientet e ordinancës dhe ka marrë pa autorizim portofolin e tij, në të cilin ndodheshin 700 euro si dhe dokumente personale.
Me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve procedurale nga ana e organeve kompetente, janë gjetur dokumentet e vjedhura si dhe një pjesë e konsiderueshme e mjeteve monetare, të cilat i janë kthyer palës së dëmtuar.
Rasti është duke u trajtuar nga organet përkatëse në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.