Polemika në Berane – monumenti i  çernikut Pavle Gjurishiqit përfundon në kishë

Monumenti i komandantit çetnik Pavle Gjurishiq, i cili u zbulua sot në fshatin Gornje Zaostro të Beranit, u hoq nga banorët rreth orës 14:00 dhe u vendos në një kishë aty pranë. Monumentin e kishte zbuluar në mëngjes metropoliti i Budimlje–Nikshiqit i Kishës Ortodokse Serbe, Metodije.

“Ne do ta vendosim këtë monument në kishë, e Zoti dhëntë që të ngrihet edhe në qendër të Beranit. Berani i ka dhënë gjithçka atij, këtu është formuar dhe prandaj e ka çliruar i pari. Më e rëndësishmja është që jemi bashkë dhe të bashkuar”, u shpreh Metodije.

Më herët gjatë ditës, Metodije kishte shërbyer liturgjinë në Kishën e Shën Paraskevit në Gornje Zaostro dhe kishte thënë se monumenti i Pavle Gjurishiqit, i vendosur dje në këtë fshat, do të vihej në kishë — “le të vijnë pastaj të shembin kishën”.

“Vojvodës Pavle dhe të gjithë ushtarëve, luftëtarëve, oficerëve dhe nënoficerëve të ushtrisë jugosllave në atdhe – kujtim i përjetshëm”, shtoi ai.

Vojvoda çetnik Miodrag Gigo Bozhoviq deklaroi se mbrëmë, rreth orës dy pas mesnate, kishin ardhur duke menduar se monumenti nuk ruhej.

“Ishte më shumë se njëqind prej tyre, dhe aq kishim edhe ne… Na thanë që kemi kohë deri në orën 15:00 për të larguar vojvodën e madh që ka dhënë gjithçka për serbizmin dhe popullin serb. Këta, o vëllezërit e mi, janë komunistë dhe pionierë të Titës me mendje të mbyllura. Edhe ata veteranët e vjetër të SUBNOR-it senilë, një organizatë që duhet ndaluar e shpërbërë… Unë u them atyre – mos e prekni Pavle Gjurišiqin. Nuk guxon të preket asnjë faltore dhe asnjë monument. Ne çetnikët kurrë nuk kemi shkatërruar. Nuk do ta bëjmë as sot, as nesër. Do të mbetemi ajo që jemi – trashëgimtarët e ushtrisë mbretërore jugosllave në atdhe”, tha Bozhoviq.

Policia e Beranit kishte arrestuar dje bashkëqytetarin Vujadin Dobrašinoviq për ngritjen e monumentit të Pavle Gjurišiqit në Gornje Zaostro.

Në fshat po zhvillohet një tubim i përkrahësve të lëvizjes çetnike.

Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj tij për veprën penale – shkelje dhe ngritje të paautorizuar të një monumenti. Drejtoria e Policisë njoftoi se Dobrašinoviq e kishte ngritur monumentin në pronën e tij private. Pas marrjes në pyetje në prokurori, iu caktua masa e ndalimit deri në 72 orë.

Heqja e monumentit ishte planifikuar të përfundonte deri në orën 15:00 sot.

Vendosja e monumentit është dënuar nga presidenti i shtetit Jakov Milatoviq, kryeministri Milojko Spajiq si dhe një numër i madh organizatash joqeveritare.

Kryetari i Komunës së Beranit, Đole Lutovac, gjithashtu e ka dënuar vendosjen e monumentit të Gjurishiqit.

Burimi: RTCG