Policia ka dyshimet e saj se kush e ka vjedhur dhe djeg pasurinë e Sheki Radonçiq: Kryetari i Partisë së Gucisë, nuk e kaloi poligrafin

Siç shkruan portali malazias CDM  dhe njofton “Plava e Gucia Sot” policia e Malit të Zi, pas 9 muaj hetimesh intensive  ka zbuluar aktorët e vjedhjes dhe djegies së pasurisë së gazetarit dhe publicistit Sheki Radonçiq në Guci dhe ka zbuluar njerëzit që e kanë bërë  këtë akt.

Në fakt Qëndra e Sigurisë Berane, javën e kaluar ka ngrit aktakuzë ndaj kryetarit të Partisë së Gucisë Dokto Rusmin Laliçiq i cili sipas tyre nga xhelozia ka organizuar prerjen dhe vjedhjen e dhjetëra lisa qindravjeçar në mes tyre edhe trunguj të  dardhave dhe kumbullave në pronën e tij

Laliçiq siç e tregon akuza një sasi të këtyre lisave i ka shit kompanisë “Arda Pellet” në Guci e disa tjera ja ka falur mikut e tij në Plavë.

Policia ka arritur në përfundim pasi ka kontrolluar librat e evidencës së kompanisë “Arda Pellet” nga Gucia, deklaratë e punëtorëve së saj, shumë dëshmitar si dhe rezultateve të poligrafit së të akuzuarit Laliçiq. Gjatë testit poligraf, Rusmin Laliqit është përgjigjur në mënyrë që sistematikisht që i ngjasonte aktit të kryer.