Redaktorja e portalit ‘FOS media’ Anxhela Gjikanoviq (26) është arrestuar për shkak të publikimit të lajmit të rremë, se 250 pjesëtarë të Policisë Speciale të Kosovës i janë vënë në dispozicion autoriteteve malazeze për intervenim, me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.
Me kët veprom ajo ja kryer vepër penale shkaktim paniku dhe trazira në Mal të Zi.
Ajo do të sillet sonte më vonë në ndërtesën e Prokurorisë Themelore Shtetërore në Podgoricë, ku prokurorja Ana Kalezic do ta dëgjojë dhe pas kësaj do të dihet nëse do të mbahet në arrest.
“Pas seancës dëgjimore, Prokurori i Përgjithshëm do të vendosë për veprime të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.
Policia përmes një deklarate tha se dyshohet që Gjikanoviq, si redaktore përgjegjëse e ‘FOS media’, ishte autorja e një teksti të rremë të botuar në këtë portal me titullin “FOS zbulon: Anëtarët e ROSU në dispozicion të Malit të Zi për Ditën e Krishtlindjes”.
“Teksti i diskutueshëm thotë se ‘rreth 250 pjesëtarë të ROSU – Forcave Speciale të Kosovës do t’i bëjnë të disponueshëm për autoritetet malazeze të sigurisë në ditën e protestës në Podgoricë, të planifikuar për nesër’, duke shkaktuar panik në publik përmes lajmeve të rreme në media”, thuhet në deklaratë.
Teksti i diskutueshëm u botua rreth orës 11.00, dhe gjysmë ore më vonë erdhi mohimi i Qeverisë së Malit të Zi, duke thënë se portali ‘FOS media’ kishte botuar lajmin e rremë se një Njësi Speciale e Kosovës ishte angazhuar për të monitoruar mitingjet në Podgoricë.
“
“Ky informacion i rremë ka për qëllim të shqetësojë publikun dhe të shkaktojë trazira. Qeveria i kërkon Prokurorisë të veprojë urgjentisht”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Malit të Zi, transmeton KP.
Gazetarja Gjikanoviq u thirr në ambientet e policisë së Podgoricës rreth orës 02:00, ku inspektorët u këshilluan me kryeprokurorin.
Menjëherë pas njoftimit, portali ‘FOS media’ tërhoqi tekstin e diskutueshëm dhe më pas redaksia kërkoi falje për lajmet e rreme.
Avokati Srgjan Ljeskoviq konfirmoi për “Vijesti” se gazetarja e kishte angazhuar, por që ai nuk kishte qenë me të në seancë pasi nuk ishte në Mal të Zi.