Te shtunën me datën 15 shkurt 2020 persona te panjohur i kishin vërë flakën flamurit malazez që po valëvitej pran plazhes së njohur si plazhe Sllovene pran lokalit “Time out” ne qytetin Budva.
Pas informacioneve te marra policia malazez i arrestoi, Ivan Radenoviç, 30 vjeç, nga Plava, Novak Soskic, 26 vjeç, nga Andrijevica, dhe Mitar Šećković (25) vjeç, nga Danilovgrad u arrestuan për djegien e flamurit të Malit të Zi në Budva. .
Pas një seance dëgjimore në Prokurorinë e shtetit në qytetin Kotor, të dyshuarit u urdhërua të qëndrojnë ne arrest për 72 orë. Të rinjtë që i vunë flakën flamurin malazez mund te gjobiten deri në 2,000 EUR ose burgosen deri në një vit.
Të dyshuarit u arrestuan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të shkeljes së reputacionit të Malit të Zi, sipas nenit 198 të Kodit Penal, që do të thotë se mund të gjobiten deri në 2,000 EUR ose të burgosen deri në një vit.
Kjo nuk është hera e parë që simbolet malazeze janë denigruar. Disa ditë më parë në rrjetet sociale ishte postuar një video skandaloze, ku tregonte fëmijë nga një shkollë në Podgoricë që thyejnë flamurin e Malit të Zi. Nga ana tjetër, shkolla fillore duke tundur një flamur serb dhe duke e lartësuar atë.
Gjithashtu, zona të shumta publike në pothuajse të gjitha qytetet malazeze kanë “aguar” me trengjyrësh serbe.
/Plava e Gucia Sot