Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Pompa e benzinës në Plavë e mbyllur për muaj të tërë: Banoret për furnizim detyrohen të shkojnë 40 km larg

E vetmja pikë furnizimit me derivate për banoret e Plavë Gucisë pompa e vetme e benzinës ne Plave, qe nga muajin nëntor i vitit te kaluar  është në  renovim. Banoret e kësaj treve janë duke vuajtur si pasojë e këtij renovimit te tejzgjatur dhe te pakuptimtë,  sepse kjo pike e vetme furnizimi me derivate jashtë funksionit po i detyron banoret e Plave Gucisë qe të shkojnë për furnizim ne Andrijevicë. Me fjalë të tjera  i bie se një banor i Vuthjave nëse do te furnizohet  duhet te beje rreth 80km vajtje  ardhje për furnizim.

Siç i deklaruan redaksisë se portalit tone disa banore,  përpos rrugës te gjatë  qe bëjnë, deri  ne pompën me te afërt (39Km) Andrijevicë shpesh jemi  edhe pré e provokimeve serbo-çetnike të cilët provokojnë me  ngritje te tre gishtërinjve.

Mos funksionimi i kësaj pompe te vetme ne prag te sezonit turistik është i pakuptueshëm dhe paraqet  skandal ne vete. Habit edhe fakti i heshtjes se organeve kompetente komunale te Plavë Gucisë për këtë çështje,  sepse banoret po maltretohen si pasojë e zhagitjes së renovimit,  zhagitje kjo qe i kushton shtrenjte banorëve te Plavë Gucisë

Mungesa e  gjetjes së një zgjidhje alternative, dhe monopoli i lejuar nga shteti i  nje kompanie te furnizimit me derivate po e penalizon një trevë te tërë e në ditët në vijim kur të shtohet fluksi i mërgimtarëve të cilët vijnë për pushime në vendlindje do të shkakton probleme edhe më të mëdha.

Për fund vlen të theksohet se ka pasur tentativa për hapjen e një pompe te benzinës nga një afarist shqiptar i Plave Gucisë, por pengesat institucionale pamundësuan jetësimin e nje nisme te telle, dhe siç  po shihet edhe ne rastin konkret monopoli dhe mungesa e konkurrencës e lejuar nga shteti bllokon një treve te tere ne fillimin e ketij sezoni turistik./ Plava e Gucia Sot

Exit mobile version