Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Pompa e benzines ne Plavë ende jashtë funksionit për shkak të “renovimit”

Pompa e benzines ne Plavë ende jashtë funksionit për shkak të “renovimit” Banorët e dy komunava Guci e Plavë tash e sa muaj maltretohen duke shkuar rreth 40 km larg deri në Andrijevicë, per tu furnizuar me karburante.Pos udhëtimit shpeshherë maltretohen edhe nga policia lokale si dhe nga banorët e Andrijevicës në mesin e të cilëve ka mjaft refugjatë nga Peja e rrethina e saj te cilet, edhe 22 vite pas lufte, sillen në mënyrë armiqesore ndaj shqiptareve. Është për tu çuditur sjellja, respektivisht heshtja e neglizhenca e institucioneve dhe organeve shtetrore e komunale aq më tepër kur dihet që jemi ne kulmin e sezonit turistik dhe se është një fluks i madh i mergimtarëve plavo-gucias por edhe të turistëve të jashtëm nga vendet e ndryshme të Evropës e botës të cilët vijnë të kënaqen me bukuritë e natyrës së virgjër por këto kënaqësi “i dalin për hunde”.
Kjo dukuri eshte duke zgjatur tepër shume per të qenë e rastësishme.
E pa dyshim me këtë problem serjoz janë të njoftuar asambleistët e komunave të Plavës e Gucisë e me siguri edhe zëvendêskryeministri Abazoviq.
Pse nuk gjendet një zgjidhje qoftë edhe e përkoheshme për këtë problem të rëndësishëm për jetën e banorëve të kësaj ane dhe turistëve të shumtë?

Exit mobile version