Mu pas okupimit te Plave Gucisë me 1912 forcat ushtarake malaziase menjëherë filluan një fushatë te egër hakmarrëse dhe ndëshkuese ndaj familjeve te shquara te Plave Gucisë. I tillë ishte edhe pushkatimi i parë pa procese gjygjësore i xhandarmerisë kriminele malaziase ndaj atdhetarëve Ramë Isuf Kukaj dhe Osman Rama Çekaj Dy përmendore anë ngritur nga familjarët e dy të pushkatuarëve te parë pas okupimit te Plave Gucisë nga Mali i Zi ne vjeshtën e vitit 1912. Vite me parë me rastin e 100 vjetorit te këtij akti kriminel te forcave okupuese malaziase. Familjaret ua kanë ngritur këto dy përmendore pikërisht ne vendin e pushkatimit te tyre qe gjendet te Shkëmbi i Kalasë pranë Gucisë.
Ne memorialët e tyre shkruan:
Ram Isuf Kukaj,
Viktimë e parë e Plavë e Gucisë për mbrojtjen e tokave shqiptare pushkatuar me 21 dhjetor 1912
Sot në 100 vjetorin përkulemi para veprës sate me krenari
Pasardhësit tu ne vazhdimësi
____________________________________________
Osman Rama Çekaj
Pushkatuar me 21 dhjetor 1912
Para pushkatimit 0sman Ramen e kanë pyetur: A donë me ti lidh sytë me faculetë : Jo se e bëj me gjak e nuk është nevoja. se ka kush qe do ma kryej amanetin tim-ishte përgjigjur ai.
/Plava e Gucia Sot


