Pranvera në Kosovë sivjet është në “dorën” e Deputetit të zgjedhur në Parlament dhe në mëshirën e të famëkeqit Covid 19 – të !?!
Urime dita e parë e Pranverës 2020 – të !
Dita e fillimit të flladit të pranverës, dita e ringjalljes së natyrës, e kthjelljes dhe e këndelljes së mendjes, është një nga ditët e shumta që nuk i dihet fundi, një nga ditët e përballjes dhe luftimit të Covid 19 – tshës !
Ju të nderuar Deputet, të zgjedhur apo të “emëruar” në Kuvendin e Republikës së Kosovës , është kjo dita e parë e Pranverës, ditë ku ju do ishte e arsyeshme që të keni një mendje të kthjellur, një zë të kthjellur dhe një fytyrë të kthjellur me qëllim që ti fryni flladit të Pranverës, me qëllim që t’ja lehtësoni dhëmbjen të infektuarve, t’ja shtoni gazin dhe buzëqeshjen fëmijëve, krenarinë e lumturinë të rinjëve, ngrohtësinë e dashurinë të moshuarëve, gëzimin dhe afrimin e Vendlindjes ne të mërguarve!
Është në duartë tuaja të vendosni sa e si do i gëzohemi e do e gëzojmë Pranverën së bashku !
Pritjet tona janë të shumta, por, jo edhe durimi i pafund !!!
Thuajni sot të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë !
Xhavit GJONBALAJ
20 Mars 2020, Neunkirchen, Saarland, Gjermani