Presidenti Trump sërish në Shtëpinë e Bardhë

Sot është një nga ditët më të mëdha në historinë amerikane. Për herë të parë, populli amerikan ka votuar tre herë radhazi për të dërguar Presidentin Trump, këtë figurë të madhe të kombit amerikan, në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është një inaugurim historik për Presidentin Trump dhe një moment krenarie për popullin amerikan.

Besoj se të gjithë ndihen thellësisht krenarë që kanë marrë ftesën për të marrë pjesë në këtë ceremoni madhështore. Po ashtu, ndihem i privilegjuar që kam marrë një ftesë nga stafi i inaugurimit të Presidentit Trump, për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe më 19 janar.

Populli amerikan po i tregon botës se liria zë vendin më të rëndësishëm në zemrën e këtij kombi të madh, duke refuzuar çdo praktikë globaliste apo filozofi që tenton të dobësojë vlerat amerikane.

Kombi amerikan ka zgjedhur rrugën e lirisë, një rrugë që bazohet në vlerat familjare dhe besimin në Zot. Kjo zgjedhje u garanton amerikanëve dhe aleatëve të tyre përparim dhe prosperitet.

Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Presidentin Trump! Zoti e bekoftë popullin amerikan, të bashkuar në misionin e tyre për të bërë Amerikën të madhe përsëri (MAGA).

I uroj gjithë të mirat dhe suksese Presidentit Trump në realizimin e misionit dhe vizionit të tij përmes agjendës së tij MAGA, për popullin dhe kombin amerikan.

Me respekt,

Ajet Delaj

New York