Presidentja Osmani për vizitë në Ulqin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot rreth orës 12.00 filloi vizitën në Ulqin, ku zhvilloi një takim me zyrtarët e Komunës.

Pas takimit, kryetari Omer Bajraktari, tha se me presidenten kanë folur rreth bashkëpunimit të ngushtë që ekziston në mes dy vendeve, posaçërisht mes Ulqinit dhe Kosovës. Temë e bisedës ishte edhe avancimi i bashkëpunimit ekonomik, i cili tha ai është gjithnjë e në rritje. Bajraktari njoftoi se pritet që Ulqini në periudhën e ardhëshme të përfitojë investime të rëndësishme nga afaristët kosovarë.

Presidenjta Osmani Sadriu në fjalën e saj potencoi lidhjet speciale që ekzistojnë mes Ulqinit dhe Kosovës, sidomos në momenetet vështira të viteve 90-ta. Ajo shtoi se në mes dy vendeve ekziston një bashkëpunim që po thellohet, ndërsa pritet që i njëjti të rritet edhe mnë shumë përfundimin e investimeve në infrastrukturë, të cilët do të shkurtojnë distancën në mes dy vendeve.

Ajo siguroi se shqiptarët e Malit të Zi në Kosovë do ta kenë gjithmonë derën e hapur.