Né telegramin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për ndarjen nga jeta të ish- ushtarit të UÇK-së Ymer Kukaj, thuhet :
Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të atdhetarit, veteranit të arsimit dhe veteranit të UÇK-së, pjestar i Batalionit Atlantiku.
Për dekada me radhë, Ymeri ishte në ballë të protestave dhe demostratave të komunitetit shqiptar në SHBA, të cilat synonin ndërkombëtarizimin e kërkesave të Kosovës.
Patriotizmi, urtësia, bujaria dhe humanizmi e bëjnë luftëtarin e lirisë dhe veprën e tij të pavdekshme.
Ju shpreh ngushëllimet e sinqerta, familjes, të afërmeve dhe kolegve të tij, Batalionit Atlantiku !
Në këto çaste të rënda për familjen – bashkëndjej me ju dhe inkurajojë që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.
I përhershëm qoftë kujtimi i Ymer Kukajn!
