Prof. Mr. Ali M Ahmeti

Prof. Mr. Ali M Ahmeti

1944-1990

Biografia

 

Ali M. Ahmeti lindi më 20 korrik 1944 në Vuthaj, katund i krahinës së Plavës e të Gucisë. Shkollën fillore e kreu në Vuthaj dhe në Guci. Në Pejë kreu gjimnazin – drejtimjn pedagogjik, më 1964. Studioi në Universitetin e Prishtinës. Më 1970 morri diplomenën Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Po aty vazhdoj studimet pasdiplomatike në Degën e Letërsisë dhe më 1979 mori gradën magjistër i shkencave filologjike. Pak para mbrojtjes së disertacionit të doktoraturës, në Universitetin e Zagrebit, vdiq afër Lipjanit, në fatkeqësi komunikacioni. U varros më 17 prill 1990, në Vuthaj.

Mr. Ali M. Ahmeti punoi mbi njëzet vjet në arsim. Ishte profesor i nderuar i gjimnazit “Sami Frashëri” të Prishtinës, ku punoi. Ka qenë dhe bashkëpuntor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe mbledhës i dalluar i folklorit.

Më 1986 botoi studimin ” Vajtimet dhe gjëmat shqiptare të Plavës dhe Gucisë” ( tezë e magjistraturës). Në revista e në shtypin e kohës botoi artikuj, kritikë letrare, punime letrare, përkthime dhe studime.

Nga punimet e tij të pabotuara veçohen:

“Veshja e shqiptarëve të malësisë së Plavës e të Gucisë, “Vështrimi antropogjeografik i Gucisë dhe i fshatrave përreth” dhe “Letërsia gojore e shqiptarëve të anës së Plavës e të Gucisë” ( studim monografik, disertacion i doktoratës), që është dorëshkrimi më i rëndësishëm i tij. La dorëshkrime dhe disa libra poezish, ndër të cilët janë botuar:

“Kur dritat fiken”, poezi për të rritur, 1995

“Vargu alfabetik”, poezi për fëmijë, 2006

“Rritem me vendlindjen”, poezi për fëmijë, 2006 e

“Dhe vazhdoj…”, poezi për të rritur, 2006.