Prof. Rexhep Dedushaj: ALI PASHË GUCIA -NË 140 VJETORIN E LUFTËS LEGJENDARE TË NOKSHIQIT

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë dhe Klubi intelektualëve të Rugovës, Prishtinë, më datën 18 Janar 2020 organizuan një Përkujtim në Universitetin Haxhi Zeka me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Luftës   së Nokshiqit dhe mbrojtjen e Plavë Gucisë nga pushtimi malazez.

Ne kuadër te këtij përvjetori Këshilli organizativ i shënimit te këtij përvjetori fjalën e rastit pran varrit te heroit Ali Pashe Gucisë në Pejë  ia kishte besuar prof. Rexhep Dedushajt.

Fjala e prof DEDUSHAJ

Prof. Rexhep Dedushaj: ALI PASHË GUCIA -NË 140 VJETORIN E LUFTËS LEGJENDARE TË NOKSHIQIT

Është pinjoll i Shabanagajve te Gucisë . Shaban Aga ishte dhëndër i Vezirit te Shkodrës -Sylejman Pash Bushatit i cili e dërgoi dhëndrrin nga Gruemira e Shkodrës për sundimtar ne Guci kah fundi i viteve te 60-ta te shek 17-te.

Dhe e mbajtën sundimin ne Guci për rreth 200 vjet. Aliu u lind ne vitin 1817 dhe u vra me 1885. Pasi e muarr edukaten me te larte ne artin ushtarak u këthye si sundimtar i vendlindjes-Gucisë.

Qe nga viti 1854 e deri me vdekje ishte ne konfrontim e lufte te përhershme me turq e me shkije.

Ca “historian” kohëve te fundit e sulmojnë se kinse s’morri pjese ne Luftën e Nokshiqit!!

Rëndësia e tij si atdhetar shihet kur Lidhja e Prizrenit e cakton KOMANDANT PER RUAJTJEN E KUFIRIT VERIOR SHQIPTAR.E bën planin: Gucinë do ta mbrojnë 4000 vullnetar ne krye me Aliun e Plavën 4000 te tjera ne krye me Jakup Ferrin. Seicili e ka pesë terreni e vet te luftës e ska mujt Aliu ta len Gucinë të a merr Todor Milani e ti shkoj ne ndihme Jakupit.

Pra ska këtu kurrfarë tradhtie…

Çdonjëri  e ka kryer detyrën e vet shkëlqyeshëm .

Është Shqiptari i pare dhe si duket i fundit qe i tha Evropës Jo dhe nuk ia lëshoi krahinën e Plave-Gucisë Malit te Zi.

E përdori i pari pas Skenderbeut Flamurin Shqiptar me te cilin ne dore e theu Jakup Ferri Mark Milanin. Dhe ra heroikisht se bashku me zëvendësin e vet Cele Shabanin e Rugovës ne fushën e betejes me 11 janar 1880 e jo me herët siç e gjejmë te ca” historian”.

Pas luftës dhe renjes se Lidhjes se Prizrenit i ndihmoi te shpëtonte kokën Haxhi Zeka nëpërmes  ministrit te punëve te jashtme shqiptarin Dine nga Elbasani dhe shkoi e ia qiti ne tavolinë 4 flamuj rus Sulltanit …

Sulltani ia pranoj meritat dhe e emëron PREFEKTI I PARE I PREFEKTURES TE POSAFORMUAR TE PEJES.

Menjëherë bashk me Haxhiun e fillojnë përgatitjen për përtëritjen e Lidhjes se Prizrenit qe u quajte me vone Lidhja e Pejës. U alarmua Serbia e Turqia dhe e likuidojnë ne Peje ne vitin 1885.

Haxhi Zeka i ndihmon ta varrosin mu ne këtë vend përkundër dëshirës se Osmaneve.

PRA GENJESHTRA TE FABRIKUARA NE SERBI JANE THENJET E DISA “historianeve te mëdhenjë” se Haxhiu kishte gisht ne vrasjen e tij.

Dhe i plagosur shkon ne sarajet e mikut te tij Begollit e i thotë te shoqes -bije e Begollve “Qe çka me bana shqipnija mu ” !! Gjersa e shoqja i thotë:” Te kam thënë ka me te vra Ademi!!…

Adem Gacka ia ka ba me sy ( E JO HAXHI ZEKA-siç e thotë një “historian i joni ne librin me te njëjtin titull ? )

Meta i Bales ka qite allti…

LAVDI

Pejë 18 Janar 2020