( foto: Kulla e Mehmed Ferrit në Plavë)
Nga: Prof.Dr.Naser FERRI
Sipas të dhënave të verifikuara familja Ferri e Plavës nga fshati Luhar i Malësisë së Mbishkodrës, i cili gjindet afër Meteonit ilir (Meduni i sotëm) por që shumë gjenerata të kësaj familje kanë lindur, jetuar e vepruar në rajonin e Plavë e Gucisë.
Historiku dhe veprimtaria patriotike e familjes duke filluar nga paraardhësi Ferr Duri përmes Jakupit, vëllait të tij Zeqos, djemve të Jakupit : Hasanit, Mehmedit, Omerit, Aganit e Eminit pastaj nipave Rizait, Shemsit, Hilmit e shumë pjesëtarëve të tjerë të familjes është i studiuar dhe i njohur.
Ajo çka është më pak e njohur është pasuria e konsiderueshme e patundshme e familjes, e cila pas vrasjeve, masakrave dhe dëbimit të anëtarëve të familjes Ferri ishte tjetërsuar (nacionalizuar, uzurpuar, shitur e stërshitur).
Fjala është para së gjithash për 5 kullat e djemve të Jakupit: Hasanit, Mehmedit-Medit, Omerit, Aganit-Agut dhe Eminit, të ndërtuara në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX (dy nga të cilat: e Hasanit dhe e Omerit janë të rrënuara dhe ekzistojnë vetëm trojet ku ato ishin të ndërtuara), xhamia e familjes Ferri (e ndërtuar në vitin 1900/1901 nga 5 bijtë e Jakupit për shpirt të babait martir), shtëpia e Jakupit në Babinë (e ndërtuar në shekullin XIX sa ishte gjallë Jakupi) dhe mbi 500 hektarë tokë (troje në qytet, ara, livadhe, mal e tjerë).
Është e dhimbshme që nga e gjithë kjo pasuri sot asnjë anëtar i familjes Ferri nuk e gëzon asnjë pëllëmbë të patundshmërive familjare në Plavë, meqë gjatë një shekulli këto prona janë uzurpuar, shitur e stërshitur dhe kanë ndërruar shumë herë pronarët dhe kanë qenë ose edhe sot janë prona të familjeve Gojkoviq, Llazoviq, Shaboviq, Duroviq, Canoviq, Pejçinoviq e disa familjeve të tjera.
Pasardhësit e Jakup Ferrit, i cili e lau këtë tokë me gjak të vetin, sot për fat të keq nuk posedojnë asnjë pëllëmbë toke dhe asnjë adresënë Plavë e Guci.







<
Foto e bërë në vitin 1901 me rastin e inaugurimit të Xhamisë së kushtuar Jakup Ferrit në Plavë, dhe në të janë 5(pesë) bijtë e Jakup Ferrit: (rreshti i poshtëm nga e majta) Omeri, Mehmedi, Hasani, Agani(ulur) dhe Emini(në këmbë mes Hasanit dhe Aganit), pastaj i biri i Hasanit Ramadani (në këmbë mbi të jatin e ulur) si dhe 3 djemt e bijave të familjes Ferri, pastaj dy bashkeluftetarë nga familja Rexhepagaj(në të djathtë të veshur me rroba të zeza) dhe Shalabegu-rogëtari i familjes (i ulur, i vetmi i paarmatosur).