Prononcim i deputetit Milaim Zeka gjatë vizitës në Komunën e Tuzit (VIDEO)

Problemi kryesor i shqiptarëve në Mal të Zi është punësimi, nuk ka shqiptar në administratë shumë pak, në kufi nuk ka  polic shqiptar

Në qofte se Diaspora ka pare me ndërtua ndërtesa dhe pallate që nuk banon askush, pse nuk ndërtojnë kolegje, pse Tuzi mos me pasë asnjë kolegj privat, nuk duhet atdheu vetëm me bishtin e Lahutës dhe Çiftelisë, nuk duhet atdheu duke u tubua në New York dhe Detroit duke pir raki e duke than rrënoftë flamuri dhe rrënoftë atdheu, atdheu duhet përmes librave dhe shkollave dhe në ketë duhet të investojnë mërgimtarët….

Është turp i madh për Tiranën për Prishtinën që nuk i krijojnë kushtet që studentët shqiptarë nga Mali i Zi të pranohen në Universitet e Shqipërisë dhe të Kosovës pa asnjë kusht. 50 studentë në Prishtinë dhe 50 në Tiranë dhe do zgjidhej problemi, imagjino të krijosh nga 100 kuadro çdo vitë…

Është turp i madhe i Qeverisë së Mali i Zi të arrestojë personat vetem se mbanin flamurin shqiptar, le të vij në Kosovë kush të doj me flamur të Malit të Zi dhe të siedhet poshtë dhe naltë dhe njeri sdo e ngacmoi

Qeveria e Malit të Zi është duke i përbuzë turistët nga Kosova sepse duan të fusin turizmi rus, turistët nga Kosova presin nga 4 orë në kufi…