Protesta e mbajtur në Bujanoc, ishte një mesazh ndaj Beogradit zyrtar dhe BE-së

Protesta e mbajtur 12 gusht e këtij muaji, organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, ku është mbështetur nga gjithë subjektet politike në pozitë dhe në opozitë nga Presheva, Medvegja, e Bujanoci,nga ish-Ushtarë e Veteranë të ish-UÇPMB-së,nga Shoqëria Civile, Deputeti i vetëm në Parlamentit e Serbisë Shaip Kamberi, etj, në qendrën e Bujanocit me moton:

PËR IDENTITET
DHE DINJITET

Në sheshin e Bujanocit, protestesit në mënyrë paqësore, shprehën, pasi vazhdon diskriminimi përmesë pastrimit Etnik-pasivizimit, diskriminimin në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime. Serbia, jo që nuk e ka respektuar marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, dhe shërbimet e inteligjencës, kështu aktualisht pas 23 viteve,jan 48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë.

Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc që në vitin 1992, është realizuar Referendumi, dhe ka patur të organizuar një kryengritja e armatosur dhe sakrifica për liri, barazi e Çlirim duke mbrojtur pragun, dinjitetin dhe identitetin Kombëtarë nga UÇPMB-ja.

Kjo protest paqësore ne nbështetje gjithë popullore e mbajtur në Bujanoc, prodhoj dhe dha një ALARM, dhe një MESAZH PAQEJE, ishte një mesazh ndaj Beogradit zyrtar, të ndal diskriminimin, por edhe BE-ja, të vizitojn e rrisin prezencën dhe monitorimin duke garantuar të drejtat indviduale dhe kolektive.

Ishte për të përgëzuar Këshillin Kombëtar Shqiptar, por edhe masivitetin, e veçmas harmonizimin dhe koordinimin e gjithë subjekteve politike që veprojn në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc.

Autori i vështrimit, Refik Hasani.