Serbi
Në Serbi s’kanë të ndalur veprimet dhe kritikat kundër kreut të Akademisë, Vladimir Kostiq, pas deklaratës për Kosovën.
Pas letrës që akademikë të ndryshëm i kanë drejtuar Akademisë së Serbisë për shkarkimin e Kostiq, sot në Beograd është organizuar edhe një protestë, meqë deklarimet e Kostiq se “Kosova nuk është e Serbisë” po i konsiderojnë si antikushtetuese.
Në këtë protestë kanë marrë pjesë qindra qytetarë derisa atyre iu është drejtuar deputeti i pavarur serb, Vladan Glisiq, Misha Gjurkoviq dhe Nemanja Vukoviq sutdent i Drejtësisë që ka organizuar protestën.
Për deklarimet e Kostiq ka pasur reagime dhe nga Aleksander Vucic dhe Ivica Dacic.
Kostiq deklarimin se “Kosova nuk është e Serbisë as de facto as de jure” e kishte bërë si reagim ndaj një intervistë të një kleriku të Kishës Ortodokse i cili kishte thënë se “Kosova është Jeruzalemi i Serbisë”