Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Provokimet e pelegrinëve serbe në fshatin Martinaj

Është shndërruar në një ritual të rëndomtë  që me rastin e pashkëve ortodokse në fshatin etnikisht të pastër shqiptar Martinaj të Plavë Gucisë të zbarkojnë ca falanga serbe duke marr pjesë në një ritual fetar në themelet e një kishe të filluar për tu ndërtuar  në kohen e ishë Jugosllavisë mbretërore.   Ky objekt kishte filluar të ndërtohej rreth vitit 1938 për ti rehatuar kolonët serbe të sjellur në tokat e uzurpuara  shqiptare nga pushteti okupues në këtë periudhë kohore . Me fillimin e Luftës se Dyte Botërore kolonët, ikën nga kishin ardhur, ndërkaq  kisha e pretenduar mbeti gërmadhë në tokën e uzurpuar të vëllazërisë Prelvukaj të fshatit Martinaj. Ardhjet e falangave serbe të mveshur me petkun e pelegrinëve thjesht është provokim ndaj banorëve autokton  të fshatit Martinaj, por  njëkohësisht është edhe provokim  për të gjithë shqiptarët e Plavës dhe Gucisë. Banoret e fshatit Martinaj në vazhdimësi kane protestuar kundër ardhjes së provokatoreve por ky nuk është shqetësim vetëm i Martinajve por i të gjithë shqiptarëve të Plavë dhe Gucisë.  Viteve të fundit këta të ashtuquajtur pelegrinë vinë edhe me përcjellje policore kinse për të bërë lutje në themelet dhe gurzit e mbetur të këtij objekti inegzistente, por që është shndërruar metodë provokimi i ultranacionalistëve serb.

Logjika e të menduarit është e thjesht për ta kuptuar  dhe na shpije në konkluzionin se absurdi i kësaj ngjarje është se aty, pra në fshatin Martinaj  nuk ka asnjë serb, e ata provokojnë duke pretenduar se do të ndërtojnë kishe ortodokse ne toke te uzurpuar ne një fshat etnikisht te pastër shqiptar.

Banoret e fshatit Martinaj dhe të Plavë Gucisë edhe shqiptarët në tërsi si komb janë të shquar për tolerancë fetare, por krijimi i miteve të pa qena krijon presedan të rrezikshëm të përshkallëzimit të situatës.

Festat fetare në botën e civilizuar do duhet të ishin momente gëzimi dhe përfarimi mes njerëzve por kur feja ka synime politike shndërrohet në urrejtje, praktikë kjo primitive e kishës serbe dhe mentalitet i ardhacakëve të Karpateve në gadishullin Ballkanik.

Esad Gjonbalaj

Exit mobile version