Nga Refik Hasani
Më, 7 janar të vitit 2007, u dha propozimi dhe u shkrua në të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike në gjithë hapsirat Shqiptare për inciativën dhe propozimin për ngritjen e shtatores së heroit tonë Kombëtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit.
Në vend që të vendoset shtatorja e heroit ton Kombëtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit me një manifestim, shenim madhështor si që u mendua.
Është parashtruar edhe kërkesë me shkrim më datën 15.10.2008,e cila ju është dorëzuar organeve gjegjëse në Bujanoc për ngritjen e shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit.
Jo vetëm ende
-Që nuk është ngritur shtatorja e heroit tonë Kombëtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit,por edhe
–Lapidari kushtuar dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ishte vendosur para objektit të komunës së Preshevës që është hequr 20 janar 2013, nga forca policore ende nuk është kthyer në vendin e vetë.
Mos lejimi i përdorimit të simboleve Kombëtare, është shkelje, cenim, mohim i të drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve në këtë Krahinë, përkundër që më datën 1 e 2 marsit të vitit 1992, është organizuar dhe mbajtur Referendumi dhe ka ndodhur lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë.
E pa evitueshme pse nuk lejohet vendosja e shtatore së Skënderbeut në qendër të Bujanocit,sepse mbi të gjitha,ky Rajon nuk e ka zgjidhur çështjen e statusit politik të shqiptarëve të kësaj krahine. Këto tri komuna jan më të pa zhvilluara dhe më të diskriminuara në gjithë Evropën, prandaj vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare e jo vetëm.
Nëse vendimet e Kuvendit Komunal të Bujanocit,nuk marrin miratimin edhe të Ministrisë përkatëse të Republikës së Serbisë,atëherë kjo, mbetët që vullneti i kësaj Komune të ankimohet edhe në Gjykatën Kushtetuese, dhe instanca e mekanizma të BE-ë.
Autori është inciator-propozues, duke parashtruar edhe kërkesë me shkrim, më datën 15.10.2008,e cila ju është dorëzuar organeve gjegjëse në Bujanoc për ngritjen e shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit.