Kanë filluar të qarkullojnë akuza të rënda për ish-menaxhmentine Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Drin Zatriqi, një emër i njohur nga fusha e show biz-it (ish menaxher i shumë yjeve të muzikës), ka publikuar një varg faktesh të cilat flasin shumë për udhëheqësit e këtij institucioni publik, shkruan Kosova.info
Djali i ish drejtorit të RTK-së Agim Zatriqit, Drin Zatriqi, ka nxjerrë në shesh “të palarat” e menaxhmentit të televizionit publik.
Skandale, abuzime me shuma të majme parash, punësime nepotiste etj, janë vetëm disa nga këto të palara.
Nga emrat të cilët lakohen në këto akuza, nuk ka pasur deri më tani ndonjë reagim.