Publikohet rezultatet e para të zgjedhjeve në Serbi: SNS e Vuçiqit 46.6% (129 deputetë), opozita 23%, Daçiq 6.9%, shqiptarët një deputet, boshnjakët 5

Bazuar në 65.1 për qind të votave të numëruara, organizata CeSID/IPSOS publikoi rezultatet e para jozyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Në bazë të 65.1 për qind të mostrës të CeSID/IPSOS, Lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk guxon të ndalet” fitoi 46.6 për qind të votave, ose 129 mandate. Parlamenti serb i ka 250 deputetë, shkruan Ballkani.info.

Në vend të dytë është lista opozitare “Serbia kundër dhunës” me 23 për qind ose 63 mandate.

Vendin e tretë e zë koalicioni SPS i Ivica Daçiqit me 6.9 për qind ose 19 mandate.

Koalicioni NADA fitoi 4.9 për qind ose 13 mandate.

Sipas këtyre parashikimeve, edhe lista “Dr. Branimir Nestoroviq – ne – zëri i popullit” e kalon pragun me 4.8 për qind të votave, pra 13 mandate.

Një mandat e kanë fituar edhe shqiptarët, ku Shaip Kamberi pritet të jetë sërish deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë. Boshnjakët në dy lista zgjedhore pritet t’i kenë 5 deputetë. /Ballkani.info/